Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka publikuar sot fakte të reja për inceneratorët. Ajo deklaroi se të gjitha dokumentet do të dërgohen në SPAK.

“Kompania e parë që është AM co&co e cila ka një xhiro prej 19.5 mln dollarësh. Çfarë ka ndodhur? Duke marrë librin e shitjeve dhe librin e blerjeve rezulton si në çdo biznes që atë çfarë ti do të ofrosh si shërbim, duhet ta kesh të magazinuar. O do të blesh diku tjetër, ose do të prodhosh. Pra, ose do të blesh zhavorr, hekur, ose do të jesh fabrikë që prodhon hekurin etj. Në librin e blerjeve të kësaj kompanie ne na ka rezultuar që kjo kompani ka blerje rreth 18 mln dollarë produkte dhe pjesa më e madhe e produkteve të tyre janë fruta, ushqime dhe ujë i pijshëm me shishe si këto që pimë ne. Përsëri deri këtu jemi në rregull sepse mund të jetë një kompani që furnizon qytetarët shqiptarë, supermarketet. Kur vijmë në shitjet që ka bërë kjo kompani që janë të ndara në 718 fatura, që janë në librin e shitjeve. Të gjitha këto dokumente ne do t’ia dorëzojmë SPAK-ut dhe po përsëri për ju jemi të gatshëm që t’i shikoni. Frutat janë shkëmbyer në inerte. Ushqimet ,vaji, sheqeri, orizi është shkëmbyer në asfalt dhe uji i pijshëm, shishet me ujë janë kthyer në beton. Do të thotë që pjesa më e madhe e këtyre kompanive, për arsye sepse me këto kompani unë do tregohem pak diskrete sepse këto do të jenë që do t’i drejtojmë në SPAK. Kompanitë e verdha janë kompani fiktive, shkëmbejnë fatura me njëra-tjetrën. Kompanitë e verdha është inceneratori, ato jeshile kompanitë që kanë të bëjnë me koncesionet të cilat kanë fituar punë publike. Në këto kompani funksionojnë blerjet fiktive tek ushqimet, kompanitë e mëdha ushqimore, uji i pijshëm, mund të jenë 8 mln dollarë ujë i pijshëm, 6-7 mln dollarë fruta ekzotike, janë të ndara në fatura të vogla, jo me llogari bankare. Janë fatura nën 3 mln lekë që lëvizja financiare të mos bëhet nëpërmjet llogarive bankare, por të bëhet në cash dhe shitja e produktit beton është bërë me faturë bankare, por rezulton që pagesat bankare nuk janë kryer.


Ajo çka të vë në dilemë të të gjithë gjërave, është se përveçse nuk kryhet, kompanitë të cilat kanë bërë blerje nga këto kompani fiktive marrin dhe rimbursimin e TVSH-së. Janë tre grupe të cilat funksionojnë. Grupi i parë, kompanitë e inceneratorëve, që kanë mbi 30 mln euro sidomos ai i Tiranës që ka mbi 30 mln euro evazion fiskal, fatura fiktive. Janë kompanitë e ndërtimet që kanë fituar koncesione dhe të rrugëve që kanë marrë 99.99% të tenderave publike, ku i kanë shërbyer këto fatura fiktive për të rritur në mënyrë fiktive shpenzimet dhe marrin dhe 20% TVSH-së. Të gjithë shkarkimin e faturave e kanë faturuar te këto kompani fiktive”, deklaroi Kryemadhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb