TIRANE

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me strukturat e partisë që drejton në Mallakastër tha se drejtimi i Partisë Socialiste ka kaluar çdo kufi, ndërsa theksoi se pas saj fshihet një sekt kriminal.

Kryemadhi, ndërsa kriktikoi kryeministrin Edi Rama, tha se drejtimi i PS jo vetëm ka kaluar çdo kufi, por ai po tallet me shëndetësinë, arsimin dhe institucionet që e bëjnë shtetin inegzistent.

“Është shumë e thjeshtë për t’i konsideruar premtimet e  Edi Ramës. Kam shumë miq nga Partia Socialiste,  sepse vi nga Partia Socialiste, ajo çka vëmë ne re është se drejtimi i PS ka kaluar çdo kufi.

Tashmë PS po e drejton një sekt kriminal që pasurinë e ka vënë në pak duar. Rama tallet me shëndetësinë falas, por është shëndetësia më e shtrenjtë në rajon. Tallet për arsimin më të mirë. Kemi institucione që nuk i shërbejnë dot qytetarëve, kemi instituicione që shesin vendin e punës, shteti është inegzistent”, u shpreh ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: