TIRANE- Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Monika Kryemadhi, gjatë një bashkëbisedimi me gra të fshatrave të Farkës, Lundrës dhe Bërzhitës të qarkut Tiranë, tha se anëtarët e Këshillit Bashkiak duhet të punojnë për të zgjidhur problemet e banorëve, në mënyrë që të garantohet më shumë punësim dhe mirëqenie për ata.

E shoqëruar nga kandidatet e LSI-së për Këshillin Bashkiak të Tiranës, deputetja e LSI-së u ndal tek roli i rëndësishëm që kanë Këshillat Bashkiakë në zgjidhjen e problemeve të banorëve.

“Politikat të na krijojnë mundësi që problemet tona të jenë më të pakta, për të pasur një jetë më të mirë në familje, si dhe për më shumë mundësi punësimi”, u shpreh mes të tjerash deputetja Kryemadhi në takimin me gratë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: