Njeriu më i atakuar nga eurodeputetët e PE-së, ishte kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. E ftuar sot në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në News 24, Kryemadhi ka treguar prapaskenat e takimit dhe çfarë i ka thënë ajo eurodeputetit Knut Fleckenstein që të deklaronte se “Kryemadhi nuk e do integrimin”.

Sipas saj, zoti Fleckenstein është shqetësuar shumë kur ka dëgjuar për dosjen 339, madje shton se është larguar për 25 minuta nga takimi.

Nuk është problem i madh që u zhgënjye Fleckenstein se atë ka kush nuk e zhgënjen, rëndësi ka për mua të mos zhgënjehen shqiptarët. Ky zotëria e ka integruar Shqipërinë një vit më parë, i ka hapur negociatat një vit më parë, tani më thoni mua kush gënjen. Hapeni twitter-in e tj dhe lexoni: Urime Shqipëria në BE”,- tha Kryemadhi.

Ajo thotë se fjalët e tij, “As nuk më intimidojnë as nuk më kërcënojnë dot, jo vetëm mua por çdo shqiptar, edhe pse jemi të vegjël e të varfër integritetin dhe dinjitetin nuk na e marrin dot nëpër këmbë”.

“Meqë qenka shqetësuar shumë, po ju them çfarë i kam thënë unë zotit Knut. Në momentin që zoti Basha përmendi dosjen 339, se askush prej tyre nuk e dinte, na flisnin për marrëveshjen e Zhan Monesë. Sapo u përmend dosja ai u largua nga takimi për 25 minuta. Zoti Knut u shfaq shumë i shqetësuar të dëgjonte dosjen 339. Vetëm Ramën dhe Dakon kam parë aq të shqetësuar nëse ai ka ndonjë problem të shikojmë çdo na dëgjojnë veshët se janë edhe 600 disqe të tjera, siç thuhet. Ju e dini ndikimin e grupeve shqiptare të drogës, kanë përmbytur Londrën, Spanjën, ju bëni si të doni ne kemi vendosur ta destabilizojmë krimin për të mbrojtur fëmijët tanë dhe nuk kthehemi më pas. Nëse në Gjermani zonja Merkel do ishte kapur me ndonjë kriminel duke blerë vota, çdo të ndodhte? Minimalja do niste investigim, këtu ka dy vjet, jo vetëm që nuk hetohet por dosja po tentohet të asgjësohet. Ju kujtoj rastin e një deputeti slloven që ha dorëheqjen se nuk pagoi një sanduiç, ndërsa sot koka e krimit të organizuar këtu në Shqiqëri është Edi Rama. I thashë këto, atij i dhëmbi shumë”,- vijoi Kryemadhi.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb