Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi nëpërmjet një statusi në Facebook shprehet se maturantët nga sot futen në një moment të rëndësishëm finalizues, ndërsa i uron suksese në provimet e maturës.

Kryemadhi shprehet se ndër vite Matura Shtetërore ka qenë një proces eksperimental dhe stresues, dhe se tashmë ka ardhur koha që të shërohet.

Statusi:

Suksese të gjithë maturantëve që nga sot hyjnë në një moment shumë të rëndësishëm finalizues të përkushtimit dhe sakrificës së tyre dhe prindërve të tyre!

Në këtë ditë të rëndësishme uroj që të shkëlqeni, duke marrë rezultatet më të larta dhe duke i hapur rrugën realizimit të ëndrrave tuaja më të mëdha.

Ndër vite Matura Shtetërore ka qenë një proces eksperimental dhe stresues për të gjithë. Gjimnazistë dhe maturantë në të gjithë Shqipërinë por edhe prindërit e tyre më kanë shprehur shqetësimin e tyre për këtë reformë e cila kurrsesi nuk mund të vazhdojë të jetë iniciativë politike.

Matura shtetërore duhet të shërohet përmes një pakti kombëtar, që ofron procesin më të mirë të mundshëm për të rinjtë, e që nuk ndryshon sipas ministrit apo qeverisë.

Vetëm arsimi cilësor i ngritur mbi themele të forta, garanton shpresë dhe motiv për brezat e rinj, që të jenë të sigurtë në përballjen me çdo sfidë të së ardhmes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb