SHKODER- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka vizituar mëngjesin e sotëm banorët e zonës së Nënshkodrës të cilët prej disa ditësh ndodhen nën ujë. Të shqetësuar nga situata në të cilën ndodhen, ata i kanë shprehur problemet e tyre Kryemadhit, e cila nga ana e saj është shprehur se nevojitet një zgjidhje përfundimtare.

Kryetarja e LSI-së tha se nuk ndodhej në Shkodër për politikë, ajo vlerësoi qytetarinë dhe përballimin me dinjitet që shkodranët po I bëjnë kësaj situate të vështirë, teksa u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të solidarizohen me banorët e dëmtuar.
shkoder (5)
“Ne kemi ardhur në emër të Grupit Parlamentar. Kemi ndihmuar me aq sa kemi patur mundësi për të ndihmuar, kryesisht për koncentrat në bagëti. Kemi ardhur për tu solidarizuar. Nuk duam ta përdorim për politikë, sepse kjo është një fatkeqësi. Kjo është njerëzore. Ne kemi ardhur si motra dhe vëllai te vëllai. Duam që t’ju tregojmë që të gjithëve, dhe të ftojmë jo vetëm deputetët, por edhe gjithë shqiptarëve për tu solidarizuar me ju. Kemi mësuar nga shkodranët të cilët i përballojnë me dinjitet vështirësitë, fatkeqësitë. Kemi mësuar nga qytetaria juaj, sepse ju me qytetarinë tuaj përballë indiferencës qeveritare dhe politike, jeni djepi i qytetarisë, djepi i qëndresës së demokracisë. Me mirënjohje dhe respekt për të qenë pjesë e ndihmesës suaj.

Unë falenderoj deputetin e LSI për Qarku e Shkodrës, i cili në çdo moment ka qenë në kontakt me ju, na ka përfaqësuar denjësisht. Ne do na keni gjithmonë krah me maksimumin tonë. Ashtu siç tha edhe Luani është e rëndësishme që të gjetet mundësia për asistencën e tokës, në momentin që kjo tokë është pronë e hidrocentraleve, hidrocentralet duhet ti dalin për zot kësaj lloj përmbytjeje. Pavarësisht emrit që ka qeveria, duhet të merret përgjegjësi për njerëzit e saj, për qytetarët e saj, sepse në fund të fundit ata përqafësojnë”, u shpreh Kryemadhi pranë banorëve të prekur nga përmbytjet.

Luan Rama: Instancat qeveritare dhe institucionet shtetërore duhet tu gjenden pranë banorëve
Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama tha se është përgjegjësi e të gjitha instancave dhe çdo institucioni shtetëror që të jetë në Shkodër, dhe t’u gjendet pranë banorëve për të përballuar këtë situatë të vështirë.

Luan Rama tha se LSI është në opozitë me shkaktarët e përmbytjeve, është në opozitë me hallet e njerëzve dhe LSI është në opozitë që jeta e njerëzve të bëhet më e mirë.
shkoder (2)
“Duhet të thellohet shtrati. Sasia e ujit që vjen gjatë dimrit pastaj mund të kalojë. Nuk menaxhohet me seriozitet dhe gradualisht çështja e derdhjeve nga hidrocentralet. Për të ardhur këtu dhe për të punuar bashkë me ju, është detyrë e çdo instance qeveritare dhe e çdo institucioni shtetëror. Ne jemi në opozitë, por jemi në opozitë me të keqen, jemi në opozitë edhe me shkaktarët që e krijojnë përmbytjen. Nuk jemi në opozitë me hallet e njerëzve, jemi në opozitë që jeta e njerëzve të bëhet më e mirë. Dhe për këtë gjë ne do të flasim në emrin tuaj dhe për interesin tuaj”, tha zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb