TIRANE
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në ‘Të Paekspozuarit’ u shpreh se skandalet në rradhët e qeverisë ‘Rama’ janë aq shumë, saqë qytetarëve i duket diçka normale. Kryemadhi tha se në Maqedoni për dy biseda erotike ra qeveria.
Kryemadhi: Për hir të së vërtetës Lulzim Basha ia ka prerë oksigjenin Ramës
Nazarko: Skenari Maqedonas
Kryemadhi: Skenari maqedonas dy biseda erotike ra qeveria. Ka aq shumë sa njerëzve po iu duket normale. E vetmja zgjidhje është ajo që jep opozita. Fikja e aparatit të oksigjenit të Ramës. Si doktoreshë që jam po ta them. Lul Basha ia ka fik oksigjenin, nuk ka më shans.
Shkullaku: Më duhet të pranoj sot se mbas një viti e gjysmë, ajo marrëveshje vlejti për diçka nuk mund të ketë zgjedhje të lira, në një vend ku është mbushur me drogë. Nuk mund të ketë zgjedhje të lira ku mediat nuk janë fort kritike me qeverinë. Unë them se me datë 16 opozita është e dënuar ta çojë deri në fund atë që nisi. Kur Edi Rama donte vota ju ia jepnit.
Lubonja: Me moshyrje në zgjedhje ia lini përgjegjësinë e tij. Një opozitë që nuk hyn në zgjedhje dhe merr pallën. Ndërkombëtarisht vërtet nuk ka mbështetjen që ka pasur.
(BalkanWeb)