Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se Matura Shtetërore nuk mund të jetë një iniciativë politike, pasi për këtë çështje duhet një pakt kombëtar.

Gjatë fjalës së saj në një takim të Ekipit të Gjeneratës së Re me gjimnazistë të Tiranës, Kryemadhi tha se çështja e Maturës nuk është problem vetëm për të rinjtë, por dhe për familjet e tyre.

FJALA E KRYEMADHIT
Unë në fakt do të dëshiroja të flisja në fund fare, sepse fjalët e mia këtu janë shumë të tepërta përballë të gjitha sfidave që keni ju sot. Unë mendoj që Ekipi i Gjeneratës së Re për ndryshim do të jetë ndoshta një udhërrëfyes i sfidave. Përsa i përket sfidave që kanë sot maturantët dhe pas tre viteve janë po të njëjtat problem. Në fakt, në politikën shqiptare ne jemi mësuar që politikanët jemi mësuar që ja vendosim të tjerëve. Ndoshta në shumicën e rasteve ja vendosim edhe fajin popullit që fajin e ka populli dhe nuk e kemi fajin ne. Për një kohë shumë të gjatë, problemet e maturantëve janë pot ë njëjtat. Pra do të thotë që faji nuk është i popullit, nuk është i juaji, nuk është i prindërve tuaj, faji është i yni. Sepse ne vërtet mendojmë që duke diskutuar një herë apo dy herë mediatikisht për problemet e maturantëve mendojmë se e kemi zgjidhur problemin. Duke suportuar një protestë studentësh mendojmë se e kemi zgjidhur problemin. Duke dhënë dorëheqje një ministër dhe duke u kthyer një ministër tjetër mendojmë që përsëri e kemi zgjidhur problemin. Sepse mendojmë që problemet e njerëzve zgjidhen politikisht. Ajo çfarë unë personalisht kam kuptuar është që problemet e qytetareve nuk zgjidhen vetëm politikisht. Politika është ajo që krijon mundësitë dhe rrugëzgjidhjet apo krijon lehtësirat për të ecur procesi i zhvillimit i sfidimit të shumë gjërave. Mua më thonë shumë persona të lutem mos fol më për djegien e mandateve sepse ne e kemi kuptuar problemin. Por në fakt djegia e mandateve që ne u larguam nga Parlamenti bëri që ne nuk i dhamë zgjidhje problemeve të studentëve. Bëri që ne nuk i dhamë zgjidhje problemeve të maturës shtetërore. Largimi nga Parlamenti i të rinjve të LSI, sic ishte Kejdi, Floida, Endriti, Silva bëri që problemet e Maturës Shtetërore të mos ngriheshin në Parlament për dy vjet. Dhe për dy vjet ne të shikonim teatër primitiv.

Prandaj dhe ajo që unë e suportoj dhe më keni në gatishmëri nga mëngjesi deri në darkë, për të diskutuar, për të biseduar për të negociuar për ta propaganduar në kuptimin mediatik çështjen e Maturës Shtetërore jam në dispozicionin tuaj. Sot çështja e Maturës Shtetërore nuk është problem vetëm për ju por dhe për familjarët tuaj. Floida me të gjithë të rinjtë profesionistë të LSI duan të sfidojnë demokracinë partinë brenda partisë, sfidoni dhe ju sistemin brenda LRI-së. Sfidoni sistemin brenda të rinjve të LRI për të ngritur problemet e Maturës Shtetërore, jo brenda një institucioni politik por duke e bërë atë problem të të gjithë rinisë, të shokëve tuaj, të miqve tuaj. Sepse jam e bindur që dhe shumë të rinj të tjerë që janë edhe në forume të tjera politike apo nëpër shoqata të tjera rinore apo që nuk merren fare me politikë e kanë problemin e Maturës Shtetërore. Dhe unë mendoj që sfidat e shoqërisë sot, nuk janë thjesht përgatitja dhe përfshirja në një parti politike, po sfidat e shoqërisë dhe sidomos të rinisë shqiptare janë për të sfiduar sistemin brenda partive politike dhe jashtë saj. Unë do të doja të isha pjesë e problemeve të maturës shtetërore megjithëse jam tridhjetë e sa vjet më e madhe sesa një maturante. Ajo që unë mendoj dhe që është shumë e rëndësishme është krijimi i sistemit dhe zinxhirit të përfshirjes së të rejave dhe të rinjve për ta zgjidhur problemin e Maturës Shtetërore. Dhe matura shtetërore nuk është vetëm tek mënyra dhe metologjia që do të përdoret për të përzgjedhur studentët për të vajtur nëpër universitete. Sipas mekanizmit të bingos, ose algoritmet. Nuk mund të zgjidhet një student për të vajtur në universitet me një algoritëm. Algoritmi është shumë i rëndësishëm për Facebookun për Instagramin por nuk janë të rëndësishme algoritmet për jetën tuaj. Sepse unë mendoj që emocioni juaj se jeta juaj nuk është një algoritëm. Është shpirt, është zemër, është vuajtje, është dashuri brenda. Unë nuk mendoj se zemra e një të riu është algoritëm i një kompjuteri që përzgjedhim ne.

Edhe sot ju duhet të filloni të sensibilizoni sesi ju të ndryshoni realitetin. Nuk asgjë të keqe për të komunikuar me Ministrin e Arsimit, nuk ka asgjë të keqe për të nisur një iniciativë e cila ju bën ju negociatorë për të folur me Ministrin e Arsimit, për të folur me forumet e tjera rinore politike, pavarësisht flamujve politikë, pavarësisht këndvështrimeve politike që kanë liderët e partive tuaja. Por ajo që është më e rëndësishme është përfshirja e rinisë shqiptare për të ndryshuar sistemin arsimor.

Ajo që më bën përshtypje që çdo vit kemi reformë për Maturën Shtetërore. Ne jemi të gatshëm t’i japim ato 4 vota modeste por që janë 107 mijë vota që nuk janë absolutisht modeste sepse janë votat tuaja. Ne 70% të listave të LSI në zgjedhjet e 25 prillit i kishim me të rinj dhe të reja, pra janë votat tuaja, është mundi juaj, është djersa juaj është kandidimi juaj në këto zgjedhje. Janë shumë të rëndësishmë për ta vendosur në funksion.
Matura Shtetërore nuk mund të jetë me iniciativë politike, matura shtetërore duhet të jetë pakt kombëtar, matura shtetërore duhet të jetë iniciativë kombëtare. Matura Shtetërore duhet të jetë e ardhmja e të rinjve shqiptarë. Sepse në fund të ditës edhe pse disa sot janë në pushtet, nesër nuk janë në pushtet mund të jenë diku tjetër. Mund të mos jenë asgjëkundi, mund të jenë më keq. Të rinjtë shqiptarë, fëmijët e shqiptarëve janë më të rëndësishëm sesa karriera politike e secilit nga ne. Prandaj unë ju përgëzoj jashtëzakonisht shumë. Ju përgëzoj edhe për këtë iniciativë të brishtë momentale. Por që jam e bindur që po të solidarizoheni me njëri tjetrin, po ta merrni seriozisht njëri tjetrin po t’i përkushtoheni 10 minuta kauzës tuaj në ditë. Unë e di që ju keni shkollën, e di që dhe pjesa me e madhe e juaja jeni në punë. Po ndani siç e ndani shkollën dhe punën me turne ndajeni dhe punën për LSI-në me turne.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb