TIRANË

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në takim me një grup gjimnazistësh në kryeqytet tha se rinia është themeli i filozofisë së partisë që ajo drejton.

Ajo tha se ka vënë re tek  rinia dëshirën e madhe për ta parë Shqipërinë si shtëpinë e tyre dhe jo të largohen siç kanë bërë një pjesë jo e vogël e qytetarëve shqiptarë.

Mes tjerash, Kryemadhi tha se LSI-ja  do të punojë fort për të dyfishuar investimet në arsim dhe në dije si e vetmja strategji për ta çuar vendin përpara.

“Sot u takova me një grup gjimnazistësh nga shkollat ‘Qemal Stafa’ dhe ‘Sinan Tafaj’. E jashtëzakonshme energjia e tyre pozitive dhe dëshira për ta parë Shqipërinë si shtëpinë tonë të përbashkët.Dështimi më i madh i kësaj qeverie është lënia e rinisë pas dore. Largimi i tyre nga vendi, vrasja e shpresës dhe ëndrrave të tyre është plaga më e madhe që politika e mbrapshtë i ka shkaktuar Shqipërisë.

Rinia është themeli i programit të LSI. Ne nuk do t’i zhgënjejmë të rinjtë. LSI do të dyfishojë buxhetin për arsimin. Një rini e mirëarsimuar dhe punësimi i saj është garancia e vetme për një Shqipëri që nuk plaket! Ne duhet ta bëjmë Shqipërinë shtëpi për rininë tonë”, shkruan Kryemadhi në “Facebook”.

  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb