Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takimin me votues për herë të parë në Lushnje. Gjatë bashkëbisedimit me ta, Kryemadhi theksoi se LSI ka 5 prioritete për të rinjtë. Programi ‘Mëso dhe fito’ dhe ‘Taksa e së Ardhmes 1%’ është sipas saj, pjesë e këtyre prioriteteve.

“Kur duan njerëzit të dinë se çfarë do të bëni ju, ne kemi 5 prioritete në 5 muaj, që i kemi në programin e LSI-së, ku dy pika tonat kryesore janë dy pikat e arsimit. Njëra është “Mëso dhe Fito” , për të gjithë ju që jeni qoftë maturantë apo në shkolla profesionale apo edhe për ata që janë studentë në kuadrin e përgatitjes së tyre për të pasur një profesion gjatë kohës që bëjnë shkollën edhe punojnë, pra edhe ndihmojnë familjet e tyre. Dhe tjetra është taksa e të ardhmes, që ne e quajmë 1%, që vendoset për kompanitë VIP. Kjo 1% shkon vetëm për arsimin. Sepse një nga problemet kryesore që ne kemi kuptuar sot, është mungesa e profesionistëve në tregun e punës, por edhe në konkurrencën me të gjitha shtetet e tjera.

Ajo që na bën më shumë përshtypje dhe që është e domosdoshme, është pritshmëria mjaft e madhe për këto gjëra, që ne nuk i sollëm si me ëndrra. I sollëm dhe nga diskutimet që kemi pasur me ju herë pas here, me pedagogë të universiteteve, me mësues edhe shumë studentë, të rinj e të reja që punojnë jashtë shtetit dhe që e shikojnë të domosdoshëm fuqizimin e arsimit shqiptar. Sepse një vend pa arsim e ka të pamundur.

Unë që kur jam marrë me Forumin Eurosocialist Shqiptar, struktura e Lushnjës ka qenë një ndër strukturat më të mira dhe ka pasur djem dhe vajza të jashtëzakonshme dhe shumë aktivë në shoqëri, në aktivitete sociale, në politikë. Dhe sot ne në Tiranë kemi shumë aktivistë dhe themelues të LSI-së, që e kanë nisur fëmijë dhe tani janë prindër, të cilët janë të identifikuar dhe të lidhur fort me LSI-së, por edhe janë pjesë të një nxitjeje të ekonomisë, të punësimit. Janë disa të rinj nga Lushnja që kanë një strukturë punësimi në Tiranë, e cila ka një eficencë shumë të plotë.

Një nga pikat kryesore që ne e kemi diskutuar edhe me Kejdin për të gjithë qarkun e Fierit, por specifike për qytetin e Lushnjës, që është edhe shumë afër edhe shumë larg me Tiranën. Është shumë afër, por edhe shumë larg për sa i përket mentalitetit, investimeve, zhvillimit të disa gjërave të domosdoshme, kur ne e dimë të gjithë që Lushnja quhet hambari i Shqipërisë, për sa i përket bujqësisë dhe rritjes profesionale apo mundësisë së kapaciteteve që do t’i duhen Shqipërisë në të ardhmen në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë.”, pohoi Kryemadhi.

Me tej Kryemadhi shtoi se: “Edhe Keidi, kështu ka ardhur e vogël dhe sot është deputete. Në fakt jo vetëm Keidi, por edhe Floida, Klajda, Endriti, Erisa, Arditi edhe kryetari i LSI-së së Lushnjes. Sot LSI është në këmbë për shkak të këtyre votuesve për herë të parë. Në partitë politike ikin e vijnë shumë njerëz. Të vetmit njerëz që rrijnë stoik, krijojnë histori, janë votuesit për herë të parë, pasi janë një element i fuqishëm në jetën politike të të gjithë shoqërisë shqiptare.
Është vota më me shpirt, entuziazëm, vota më e fortë. Vërtetë në kutinë e votimit, vota e Katerinës dhe Monikës janë njëlloj, por vota e Katerinës është shumë më e fortë, sepse Katerina ka shpresë, energji, dëshirë dhe pritshmëri shumë të lartë. Katerina, unë do të bëja gjithccka që ti dhe brezi yt të mos ikë nga Shqipëria. Një nga problemet më të mëdha që është sot dhe ti e ndjen presionin, ccdo ditë, në shkollë, familje, shoqëri se ccfarë do të ndodhë me mua, pasi të mbaroj maturën.
Kjo është gjëja e parë që do të ju japim forcë ju dhe ju nëpërmjet forcës së votës të detyroni politikën, duke nisur nga Monika edhe pse Kejdi është njëlloj e fortë si ju. Duke detyruar Kejdin dhe gjithë forcën politike. Nuk besoj se ka ndonjë freshist që do të ikë nga Shqipëria. Të gjithë duan të rrinë këtu, me prindërit. Nuk besoj se ka ndonjë të ri që do të ikë. Kjo është një nga gjërat që ne duam ti japim forcë dhe fuqi votës tuaj. Prandaj unë do ju thoja, mos ndalo, fol ccdo ditë me shokët e klasës edhe pse i bëni mësimet online, fol me ta, diskuto që të bindni jo vetëm rrethin thuaj shoqëror, por edhe familjet tuaja që të bëjmë ndryshimin.

Ne kemi një program, nuk është shumë i madh, i komplikuar, është shumë i thjeshtë. Ka 5 prioritete shumë të thjeshta. Njëra ka të bëjë me xhepin e përditshëm të shqiptarëve, në mënyrë të tillë që familjet të kenë mundësi të luftojnë sa më shumë varfërinë. Dy pika janë shumë të rëndësishme për arsimin. Njëra është mëso e fito dhe tjetra është ccështja e takses së të ardhmes që është 1% për bizneset e mëdha, që të shkojë drejtpërdrejt për Arsimin, të mos futet në buxhetin e shtetit që bëhet sicc i do qejfi qeverive. Pra sicc ja merr shkon direkt e në arsim. Pikën e katërt që e kemi për fermerët, meqë jemi në Lushnje, për të pasur prodhim vendase me zero % TVSH. Kjo do të thotë që shqiptarët të prodhojnë shqip, të konsumojnë shqip dhe të fitojnë shqip. Pra prodhimet e fermerëve të Lushnjes, Beratit, Gjirokastrës, Korcës etj., të mos hidhen në plehra, por të konsumohen. Dhe pika e fundit është nga bebja në bebe, që akoma nuk po na e kuptojnë ekonomistët idiotë, pasi po të kishim ekonomistë të mirë, Shqipëria nuk do të ishte kaq e varfër është nga bebja në bebe. Është një politikë që nuk e kemi shpikur ne, por e zbatojnë vende shumë të zhvilluara që kanë vizion për të ripopulluar shtetet e tyre, për të rritur jo vetëm lindshmërinë, por edhe për të rinuar moshën mesatare të popullatës së tyre, sic është Kanadaja apo SHBA.”.

Kryemadhi tha se ne keto 17 vite LSI ka dhene kontributin e saj. “Jo vetëm pjesëmarrjen e të rinjve dhe për të rritur lindshmërinë por dhe për të rinuar moshën mesatare të popullatave të tyre siç është Kanadaja, Amerika dhe ne këtë skemë e ofrojmë që ta bëjmë për Shqipërinë sepse për ne është shumë më mirë që të ngurtësojmë çdo vit nga 30 milionë euro or fëmijët e shqiptarëve që lindin. Kur ata të jenë në moshën 25 vjeçare të marrin një buxhet për të bërë një shtëpi të re në momentin që ata bëhen me fëmijë, sesa ti japim 30 milionë euro në vit Vilma Nushit dhe është më mirë që këtë buxhet që Edi Rama dhe Rilindja ia dha Vilma Nushit për check-upin që nuk u bë kurrë, ne t’ia japim në përllogaritjet siç mendohet nga pritshmëritë 560 mijë fëmijëve të shqiptarëve që do të lindin në Shqipëri ditën që ata do të bëhem me fëmijë, do të kenë mundësi që të kenë një shtëpi. Pra mendoj që në përllogaritje është shumë e mirë. Të gjithë thonë si ndodh si realizohet. Realizohet shumë thjesht nëpërmjet fondeve trust fund që quhen. Të cilat janë investime, është një vizion i ri i zhvillimit të ekonomisë dhe të krijimit të portofolave të investimeve dhe të menaxhimit të portofolave të tilla kur sigurisht këto janë veprime të cilat merrem me vendime parlamenti, në bashkëpunim me këto shtete mjaft serioze ku lëvrohen këto fonde. Por mbi të gjitha krijohet një konsolidim dhe një ripopullim i Shqipërisë sepse na janë larguar të gjithë të rinjtë tanë dhe ne duhet të bëjmë çdo gjë. Nuk është me efekt të menjëhershëm, por është me efekt pas 25 viteve. Por kjo është LSI, është një parti që kur e nisi betejën e vetë e nisi para 17 vitesh. Sot ja ku jemi. Dhe ajo që është akoma më e rëndësishme 25 vjet ikin shumë shpejt dhe do jetë më e rëndë për ne kur të mos kemi asnjë të ri në Shqipëri dhe do të kemi vetëm pensionistë të cilët do të qajnë dhe do të vajtojnë për mungesën e fëmijëve të tyre, sesa të kursejmë disa para, t’ua heqim oligarkëve ose koncesioneve dhe ti vendosim në shërbim të rimëkëmbjes së vendit tonë. Pra nga një emergjencë e menjëhershme e 5% që krijon efekt të menjëhershëm në buxhetet e familjeve shqiptare, te projekti bebe në bebe, që në fund të ditës gjithë ky zinxhir prej 5 prioriteteve krijon më shumë punësim për shqiptarët, punësim të mirëpaguar, profesionistë të mirë të cilët sa më cilësor të jenë studentët dhe nxënësit tanë, sa më cilësor të jetë arsimi aq më shumë do të mirëpaguhen. Aq më të mirë do të jenë, aq më konkurrues do të jenë në tregun e punë dhe në rajon dhe mbi të gjitha do të jetojnë të lumtur në Shqipëri, në këtë vend të bekuar. Jepini forcë votës suaj, punoni me të gjithë, imponojuni politikës, vendoseni me shpatulla pas muri, sepse është e rëndësishme që beteja për 25 prillin, është betejë për 25 vitet e ardhshme, kush do sundojë, do sundojë oligarkia apo do sundojë rinia.”, perfundoi ajo.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: