Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, me anë të një video-mesazh, shprehet se më datë 25 prill, qytetarët vendosin me votë për të ardhmen e tyre.

Kryemadhi thekson se në ditën e zgjedhjeve, demokracia duhet të jetë e popullit dhe jo të rrëmbehet nga një njeri i vetëm.

“Të dielën shqiptarët duhet të zgjedhin: Të jetojnë në Shqipëri apo të shkojnë dhe të punojnë në Europë, duke qenë azilantë, të kenë një qeveri europiane për integrim, apo një qeveri totalitare që na çon në modelet totalitare lindore. Të kemi një qeveri koalicioni me ndarje e balancim të pushteteve apo një qeveri që është në dorën e një personi, dhe merr peng të gjitha pushtetet. Pasuritë e Shqipërisë t’i gëzojnë të gjithë shqiptarët apo një grup i vogël oligarkësh.

Të triumfojë vota e lirë e demokracia apo blerja e votës, autoritarizmi dhe fukset e patronazhizmit të Edi Ramës. Të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit apo një qeveri që kthehet në makth për njerëzit. Të kemi një qeveri që shpenzon paratë e shqiptarëve me garë dhe meritokraci apo një qeveri që i shpenzon për klientët e saj. Të kemi një shtet me institucione apo të kemi një parti-shtet”, u shpreh Kryemadhi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb