TIRANE

Në studion e emisionit “Kjo javë” në News24, kryetarja e LSI-së komentoi procesin e 30 qershorit, për të cilën tha se është një proces ilegjitim pasi Presidenti ka zgjedhur një tjetër datë për zgjedhjet vendore.

“Kemi përballë një njeri anormal, një njeri që thotë do vit ë vjedh shtëpinë tënde dhe ti bëj c’të duash. Vijmë te 30 qershori. Dekreti i Metës, do i jepte shumë oksigjen Ramës nëse do e pranonte. Meta është një personazh që i ka qëndruar stabilitetit dhe zgjidhjes. Sjellja e tij është për të zgjidhur krizën e për të zgjidhur cdo lloj konflikti.  30 qershori është ilegjitim, nuk ka datë sepse ka një dekret të Presidentit. PS nëse s’ishte dakord duhet ta ankimonte në Kushtetuese, e cila nuk ekziston për shkak të Ramës. Pra, ne kemi një datë tjetër zgjedhjesh 13 tetori. A do hyjmë ne në këto zgjedhje?  Ka kohë për të vendosur.  Ne si front nuk e diskutojmë akoma datën 13 tetor.” -tha Kryemadhi, ndërsa komentoi edhe deklaratat për të bllokuar cdo qendër votimi më 30 qershor.

“Cdo kuti që digjej nuk do kishte vëmendje te ndërkombëtarët që Rama është minoranca. Pse? Sepse PS sot është në minoranca dhe e ka vendosur Rama dhe Rama brenda PS është minorancë. Sa më shumë të mbajnë ata Ramën aq më shumë më shtohen mua radhët në LSI nga socialistët. Rama sot po punon për 5 oligarkë.” theksoi Kryemadhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb