Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka qenë sot në Allkaj të Lushnjës, ku ka prezantuar kandidaten për deputete në këtë zonë, Alma Maliajn.

Kryemadhi theksoi se LSI do ta ketë në fokus të veçantë bujqësinë, pasi shumica e familjeve shqiptare jetojnë duke punuar tokën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi:

Në fakt partitë politike shumicën e rasteve fokusohen tek mitingjet e mëdha, televizionet e mëdha për të bërë propagandë por ne kemi ndjekur një metodologji tjetër duke shkuar shtëpi më shtëpi, fshat më fshat dhe sot ne jemi këtu në Toshkëz të Njësisë Administrative Allkaj, Bashkia Lushnje dhe të gjithë njerëzit që mund të na shikojnë tani nëpërmjet televizionit mund të thonë: Po këto ç ‘duan atje? Në fakt unë me Almën njihemi prej shumë kohësh, pavarësisht bindjeve tona politike. Alma jo vetëm që ka qenë pjesë e jetës sonë shoqërore, miqësore, por ka qenë edhe pjesë e ndihmës që i ka dhënë LSI-së në të gjithë Bashkinë e Lushnjes.

Njerëzit do thonë: Kush është kjo grua? Alma është nënë e dy djemve të mrekullueshëm, por është edhe një nga gratë dhe vajzat e Shqipërisë, të cilat janë shkolluar jashtë shtetit, kanë bërë doktoraturat në Itali për Shkenca Politike, edhe pse Alma është e fokusuar tërësisht në një aspekt tjetër. Ajo ka pasur një karrierë profesionale dhe akademike të jashtëzakonshme, por prandaj ndihem e nderuar dhe e respektuar që ajo pranoi të vendosë emrin e saj në listën tonë, për shkak të gjithë këtyre angazhimeve, titujve dhe gradave për të kontribuar dhe për të përfaqësuar Bashkinë e Lushnjes.

Ne në fakt në Bashkinë e Lushnjes kemi dy kandidatë, kemi Almën dhe Norin, por do ta përfaqësoj edhe vetëm bashkë me ju. Do jemi tre musketierët e të gjithë kësaj beteje të madhe që kemi përpara, sepse Bashkia e Lushnjes jo se nuk kishte djem dhe vajza të tjera, por ne kemi marrë një sfidë bashkë me gjithë ekipin drejtues për të pasur një rezultat të jashtëzakonshëm, për shkak të asaj që ne do të përfaqësojmë dhe do të marrim përsipër.

Teksa vija rrugës dhe po bisedonim, është shumë kollaj të flasim për programet dhe politikat që kanë të bëjnë me qytetet e mëdha, me asfaltin, me ndërtimet, por këtu në Komunën e Allkajt por edhe në të gjitha komunat e Bashkisë Lushnje dhe Divjakë, ka problematika pa fund që kanë të bëjnë me jetën e fermerit, dhe me jetën tuaj në toka, në sera, në prodhimet tuaja.

Mesa di, këtu jetoni me vreshta dhe breshëri ju ka dëmtuar pa masë, ndërkohë që rimbursimi nga qeveria ka qenë zero. Dëgjojmë për çmimin e naftës dhe për rimbursimin dhe ju nuk keni arritur dot ti përfitoni ato. Sepse mund të kushtojnë letrat dhe dokumentet për ti gjëmuar dhe plotësuar sesa fatura financiare që merr për të marrë naftën.

Nga ana tjetër të mos flasim për mungesën e krijimit të tregut për shitjen e prodhimit të fermerëve. Të mos flasim më për infrastrukturën, për ndihmën që duhet të japë Drejtoria e Bujqësisë, që ju e dini shumë mirë që kjo drejtori nuk ekziston më këtu, por ekziston në qarqe të tjera, sepse janë bërë me qarqe rajonale, dhe në vend që të krijohet një drejtori përkatëse me specialistë, të cilët ndihmojmë fermerin, mbushen me militantë partiakë.

Ajo që unë dua të theksoj është se, nëse ne nuk do të kthejmë vëmendjen tek bujqësia, pasi kujtojmë që 52 për qind e popullsisë shqiptare jeton me bujqësi, jetojnë, punojnë dhe ushqehen me tokën. Të mos harrojmë që prodhimet vendase janë prodhimet më të mira, por me prodhimet tona ne nuk plotësojmë dot as 30 për qind të nevojave për ushqim që ka sot vendi. Dhe të gjithë importojmë dhe duke importuar ne krijojmë një hapësirë të madhe midis fermerit shqiptar, i cili nuk e shet dot prodhimin e tij dhe e hedh në kanal, dhe midis konsumatorit shqiptar, i cili kërkon prodhime vendase dhe bio.

Ajo ku ne fokusohemi dhe që e kemi edhe pjesë të pogramit përsa i përket bujqësisë. Është në kuadrin e subvencioneve por ka të bëjë dhe drejtpërdrejt me krijimin e prodhimeve Made in Albania. Që do të thotë që ne të ushqehemi me produktet tona shqiptare. Ne të mbushim  tregun shqiptar me produktet tona sepse e rëndësishme është që ne duhet tu kthejmë fermerëve mundësinë që ata të punojnë dhe të prodhojnë. Rëndom ne nëpër ferma një nga problemet më të mëdha është që gjysmë litri ujë kushton më shtrenjtë se një litër e gjysmë qumësht. Ndërkohë që nga ana tjetër po  mbushet me qumështin kroat. Me qumështin kroat, maqedonas slloven, të cilët detyrojnë fermerët tanë që ta derdhin qumështin e tyre në rrugë sepse nuk kanë ku ta shesin. Ndërkohë që kostoja për të mbajtur bagëtinë në shtëpi është e jashtëzakonshme. Unë e  them gjithmonë që fëmijën e hyp në makinë e  merr me vete po lopën ku ta çosh. Ajo e do njeriun e te koka. Do ti bësh shërbimet.

Sot nëse ne flasim për çështjen e shpopullimit , të rinjtë po ikin sepse edhe nëse ata do ti përkushtohen blegtorisë apo bujqësisë nuk i shpërblehet puna e tyre. Ne duam të rrisim vëmendjen ndaj bujqësisë, të rrisim subvencionin, të krijojmë hapësira dhe mundësi jo vetëm për rritjen e prodhimit por dhe të rriten të ardhurat financiare për familjet e fermerëve. Sepse vetëm në këtë mënyrë ne do të bëjmë që të rinjtë dhe të rejat të lidhen me tokën, të jetojnë këtu, duke pasur dhe një treg që fermeri ta shesë mos të torturohet për të shitur prodhimet e tyre. Të ketë një çmim stimulues që të jetë jetë në bashkëpunim dhe me çmimet dhe me kostot dhe me fitimet e fermerit sepse sot profesionet në bujqësi dhe blegtori është një nga më të vështirat dhe më pak të paguara.

I njëjti problem është gjithandej dhe njerëzit thonë që po i bëjmë fëmijët dembela sepse nuk ia vlen të punosh tokën, nuk ia vlen të mbash bagëti sepse kostoja është shumë e madhe. Jo vetëm që nuk nxjerr dot koston e krahut të punës por duhet të nxjerrim para nga xhepi për pesticidet, ushqimet e bagëtive e aq më shumë kur futemi në serra të cilat edhe për ti vaditur që ne e kemi për detyrë për ti çuar vaditjet, kanalet kulluese e të tjerat me radhë ne shqiptarët dhe fermerët duhet ë marrin pompat e ujit ti vendosin dhe ti paguajnë sikur të jenë biznese dhe jo fermerë.

Mendoj që angazhimi i Almës me një mentalitet të jashtëzakonshëm edhe europian edhe civil por edhe sfidues për gjithë zonën mendojmë që do të kemi shanset dhe mundësitë për të pasur një rezultat për të pasur jo vetëm për Almen dhe LSI por një rezultat për të dhënë efekt të drejtpërdrejt  tek fermerët dhe te bujqësia e të blegtoria në bashkinë e Lushnjës. Dhe jo vetëm kaq por për të kthyer dhe ato institucione të cilat kanë qenë të lidhura ngushtë me bujqësinë. Sepse ose mund të jetë bujqësia në bashkinë e Lushnjes sepse është hambari i Shqipërisë, instituti i farave e shumë shumë gjera të tjera që ne i kemi kthyer në sektorë politike në organizata partie dhe i kemi larguar.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb