Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ndodhet në Romë për të marrë pjesë në forumin “Dialoghi Mediterranei”, Strategie per energia, Infrastrutture ed agrialimentare. Forumi që mbahet në ambientet e Senatit Italian ka mbledhur aktore kyç në strategjitë zhvilluese të rajonit dhe sektorëve të rëndësishëm si ai i energjisë, infrastrukturës e bujqësisë në rajonin e Mesdheut.


Në forum marrin pjesë dhe figura kryesore të politikës dhe medias italiane si Armando Siri, nënsekretar i Shtetit në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, Vito Rosario Petrocelli, President i Komisionit të Politikës së Jashtme të Senatit, Marta Grande, Presidente e Komisionit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Italian; Maurizio Gasparri i Komisionit të Mbrojtjes së Senatit.


Pjesëmarrës për përshëndetje institucionale të Forumit kanë qenë dhe Senatorja Elena Testor, Senatori Stefano Lucidi, Presidenti i RAI Marcello Foa, Amb. Sebastiano Cardi, Drejtor i Përgjithshëm për çështjet politike e të sigurisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe bashkëpunimit ndërkombëtar të Italisë. Gjatë zhvillimeve të forumit Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi disa takime me disa nga personalitetet politike italiane pjesëmarrëse në forum.


  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb