Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi iu është bashkuar festimeve të besimtarëve bektashinj për festën e Shenjtë të Abaz Aliut.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Kryemadhi thekson se COVID-19 mundet me oksigjen, siç është dhe Mali i Tomorrit.

“Covid-i mundet me oksigjen dhe ku ka më shumë oksigjen se në Malin e Tomorrit!
Zoti i bekoftë shqiptarët!”, shkruan Kryemadhi teksa ka postuar dhe një foto ku shihet bashkë me Baba Mondin. Kryetarja e LSI-së shoqërohej në këtë takim nga anëtarja e kryesisë Elona Guri
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb