Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë në Durrës, ndërsa theksoi se 5 prioritetet e LSI synojnë t’i japin atyre pushtetin.

Gjatë fjalës së saj Kryemadhi tha se LSI është një parti që gjenerohet nga të rinjtë, duke shtuar se synim i partisë së saj është kthimi i rinisë në vendin tonë.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Pse pushtetin e LSI-së të mos ua japim të rinjve. LSI është një parti, por kjo parti nuk do të ketë vlerë nëse nuk rigjenerohet me të rinj e të reja. Ne kemi luftuar, jemi sfiduar e do të vazhdojmë të sfidohemi. Sfidat tona më të mëdha janë angazhimi i të rinjve dhe të dalim mbi veten. Nuk është e rëndësishme ajo që përfitojmë vetë, por çfarë bëjmë për të tjerët. Prioritet e LSI janë të investojmë për të rinjtë e të rejat dhe ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve. Ti rikthejmë të rinjtë dhe të rejat, ta bëjmë veten e tyre.

Për shkencat politike, Anisa, pika kryesore është kontakti me njerëzit, zgjerimi i rrethit shoqëror. Një politikan ka vlerë nëse bën për njerëzit dhe ne këtu duhet ta kthejmë të gjithë modelin e politikanit, që ulet me njerëzit, bisedon me ta, i dëgjon dhe mundohet për ti zgjidhur. Në programin e LSI nuk ka fjalë të ndërlikuara është shumë i thjeshtë. Janë 5 prioritete që mund të zgjidhen jo për 5 muaj, por për 5 ditë, mjafton që ta marrësh përsipër.

Ersa, ju duhet ta merrni vetë flamurin në dorë, sepse Durrësi ka mjaft të rinj dhe të reja. Durrësi ka furnizuar historikisht Tiranën me kuadro dhe profesionistë. Pjesa më intelektuale e Durrësit sot drejton ekonominë në Itali. Fuqia intelektuale, truri, që ka Durrësi është shumë i madh. Ne duhet të rikthejmë Durrësin e vërtetë, sepse është qyteti më i vjetër. Ne flasim për arkeologjinë e Durrësit, por nuk flasim dot për njerëzit që është e domosdoshme. Unë them që mos prisni nga Monika dhe Elona, përfshihuni vetë.”, tha ajo.

Kryemadhi tha se Durrësi nuk mund të ngelet peng i disa duarve që nuk përfaqësojnë asgjë

“Durrësi nuk mund të ngelet peng i disa duarve që nuk përfaqësojnë asgjë. Nuk kanë një diplomë të shkollës së mesme. Durrësi është qindra dhe mijëra të rinj dhe të reja artistë të cilët i kanë dhuruar Shqipërisë vlera. Dhe ne duhet ta rikthejmë Durrësin e vlerave, Durrësin e vërtetë. Ne krenohemi me historinë e Durrësit, arkeologjinë e Durrësit dhe nuk flasim dot më njerëzit e Durrësit. Prandaj unë them që mos prisni nga Monika dhe nga Elona. Përfshihuni vetë, imponojuni politikës, sepse vetëm kështu do të jeni ju vetë ata që do të merrni vendimet për çdo gjë. Shkoni derë më derë, njerëzit janë mësuar që në momentet e fundit kanë qenë në presionin e administratës, ju kanë gënjyer 8 vjet, se i gënjyer njëherë n 8 vjet mos t’ju vrasë ndërgjegja. Ju premtojnë vende pune? Shumë mirë, për 3 muaj merreni vendin e punës por votën mos ja jepni. E gjithë kjo është një situatë që në fakt është fatkeqësi që ne e themi sot ne 2021 dhe bazohemi në mosmbajtjen e premtimeve të palëve të tjera kur në fakt ne duhet të trokasim derë më derë për tu thënë njerëzve sesa i prekshëm është programi ynë. Prandaj dhe ju ftoj qe ta lexoni programin, është shumë i thjeshtë për tu kuptuar, është shumë e rëndësishme që këtë gjë ta kthejmë në mentalitet që njerëzit të bëjnë diferencimin mes programeve. Flasin kush është programi por kur vjen puna ditën e fundit të zgjedhjeve nuk dinë ku shkojnë.”, pohoi kryetarja e LSI-se.

Ndërkohë, drejtuesja politike e qarkut Durrës, Elona Guri tha se rinia e këtij qyteti do jetë lokomotiva e fitores dhe LSI.

“Unë jam shumë e sigurt që rinia e Durrësit do jetë lokomotiva e fitores dhe LSI në Durrës do jetë surprizë. Sepse ne i duam dhe i mbështesim shumë të rinjtë, janë prioriteti ynë kështu që e ardhmja e Durrësit por dhe e gjithë Shqipërisë fillon nga rinia. Unë jam shumë e lumtur se faktikisht rritemi çdo ditë edhe më shumë dhe jemi më të mirët nga të gjitha qarqet për pjesën e rinisë. Por që shpresoj shumë që ne të jemi edhe më shumë, të rritemi edhe këto 84 ditë, të vijnë të gjithë njerëzit që besojnë te LSI dhe duhet të besojnë se punësimi dhe çdo gjë që LSI ka ofruar e ka pasur me prioritet rininë.”, tha ajo.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: