Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ka nisur ditën e sotme herët në Laprakë për të takuar qytetarët.

Gjatë takimit Kryemadhi e ka përqëndruar më shumë temën tek të rinjtë, punësimi i tyre, arsimimi dhe largimi i tyre.

Kryemadhi thotë se prioritet i LSI është përfshirja e të rinjve në politike e vendimmarrje teksa vetë partia e saj ka nxjerrë plot 6 breza të tillë.

Ky është takimi i parë i Kryemadhit gjatë fushatës me qytetarët e Laprakës, teksa ajo ka deklaruar se do kandidojë në Fier e Durrës, por ka lënë të hapur mundësinë edhe për Tiranën.

‘’Hartimi i politikave të LSI ka të bëjë në radhë të parë jo vetëm me arsimin, por me një arsim cilësor, në mënyrë të tillë që t’ju garantojë një punësim të mirë paguar.

Në të gjitha takimet që kemi pasur, kudo që shkojmë në çdo cep të Shqipërisë, një nga problemet kryesore që kanë prindërit është largimi i të rinjve nga Shqipëria, sepse mundësitë për punësim janë shumë të vogla.

Ashtu sikurse mungesa e kulturës politike është pjesë e jetës së përditshme dhe ne shikojmë politikën e konfliktit, politikën e arrogancës dhe asnjëherë nuk shikojmë një perspektivë pozitive për të rinjtë, pra për të krijuar hapësira që ata jo vetëm të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, por të krijojnë edhe një mirëqenie ekonomike.

Një nga problemet kryesore që ka sot Shqipëria është një arsim jo cilësor, por nga ana tjetër edhe mungesa e konkurrencës në tregun e punës, apo edhe cilësia e një diplome, e cila nuk është konkurruese jo vetëm në rajon, por edhe në vende të tjera.

Ndërkohë që, ne kemi shumë të rinj dhe të reja, të cilët pavarësisht mundësive që kanë pasur, ata kudo që kanë vajtur, kanë pasur një vlerësim jo vetëm për shkak të aftësive të tyre, por kanë pasur edhe mundësinë për të krijuar rritje profesionale, por ka pasur edhe të përfshirë në jetën politike, qofshin ato edhe në parlamentet e vendeve të tjera.

Ndërkohë që, për Lëvizjen Socialiste për Integrim, angazhimi i të rinjve është një nga pikat kryesore, sepse krijimi i hapësirave të të rinjve për t’u përfshirë në politikë, por jo vetëm në politikë, por edhe në vendimmarrje ka qenë një nga premtimet e mbajtura më shumë se cdo gjë tjetër.

Vetëm në LSI ne kemi gjashtë breza politikanësh të rinj, të cilët janë jo vetëm drejtues, por edhe vendimmarrës. Një nga pikat tona kryesore dhe rëndësi për LSI-në ka më shumë vota e një votuesi për herë të parë, pasi ka më shumë rëndesë politike, pasi kërkon të bëjë ndryshimin, sesa vota e një deputeti, e një ministri, e një drejtori. Sepse vota e një të riu është vota e shpresës dhe ajo që ne duam të ofrojmë sot më shumë është jo vetëm angazhimi i të rinjve, por edhe përfshirja e të gjithëve ne.

Ne duhet të jemi të vetëdijshëm që vota e një të riu është më e rëndësishme se vota e prindit, sepse i jep forcën fëmijës për të drejtuar dhe për të marrë fatet e veta në dorë, dhe prandaj ne fokusohemi gjithmonë tek të rinjtë, u japim mundësi atyre dh gjithmonë energjia dhe shpresa e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë qenë të rinjtë.

Kur them shpresë, nuk them për LSI-në, por për vetë të rinjtë, sepse vetëm kështu mund tu krijoni hapësira moshatarëve tuaj, të rinjve dhe të rejave për të qenë të gjithë bashkë, për tu konsoliduar si brez dhe për të ecur përpara, për ta zhvilluar dhe për ta bërë Shqipërinë një vend dinjitoz për në Bashkimin Evropian.

Ne kemi politikën të pazhvilluar, por të rinjtë dhe të rejat tona janë goxha me ritme të larta. Ne e kemi ngritur gjithmonë çështjen e kartës së studentit si strukturë rinie, për ta pasur në aspektin e efektivitetit, por që të jetë edhe e prekshme për studentët, sepse në fund të fundit nganjëherë nëse ti biznesit i ushtron presion, nëse biznesin e falimenton, nëse biznesi do të ketë taksa të larta, normal që do ta ketë të pamundur për të të ofruar lehtësi.

Por, nëse ne si qeverisje nuk do ti ofrojmë biznesit kushtet në mënyrë të tillë që ai të mos ta ketë si një lloj marketingu çështjen e kartës së studentit, por ta ketë si një privilegj dhe kontribut për të rinjtë, për studentët, dhe këtë është shteti që e simulon, kjo do të sillte më shumë lehtësi qoftë përsa i përket sistemit të taksave, qoftë përsa i përket infrastrukturës së zhvillimit të biznesit e kështu me radhë.

Sigurisht që këto vijnë paralelisht të dyja, pasi nëse ne nuk ua ofrojmë kushtet jo vetëm biznesit, por edhe studentëve, edhe universitetit, edhe shkollave të mesme, normal që kjo do të jetë e pamundur të realizohet, dhe do të ngelet thjesht në kuadrin e një mashtrimi, të një fasade.

Një nga gjërat më të rëndësishme që ne kemi përsa i përket angazhimit të të rinjve, jo vetëm në aspektin e infrastrukturës, apo të përfshirjes në politikë, që në Këshillin Bashkiak të Tiranës nga 13 këshilltarë që ka pasur LSI, 11 prej tyre kanë qenë të Lëvizjes Rinore për Integrim. Ashtu sikurse në grupin e deputetëve të Parlamentit, gati 40 për qind e tyre, kanë qenë të rinj dhe të reja.

Ne jemi një strukturë politike, e cila promovon të rinjtë, jo thjesht për ti pasur, por edhe për ti promovuar jo vetëm nga ana profesionale, por edhe nga politike si dhe për të qenë pjesë e vendimmarrjes. Pasi vetëm në këtë mënyrë ti mund të kuptosh problematikat e të rinjve dhe mund tu japësh zgjidhje atyre. Përfshirja e të rinjve në politikë jo vetëm nëpërmjet votës, pro edhe nëpërmjet vendimmarrjes, edhe nëpërmjet artikulimit të politikave, atë që ata duan, e bën jetën politike shqiptare më të freskët, më prezentë, më gjithëpërfshirëse. Në këtë mënyrë këto të rinj dhe të reja nuk largohen nga Shqipëria, por edhe i imponojnë politikës shqiptare politika të cilat ofrojnë hapësira pafund për ta.’’- tha Kryemadhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb