Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e cilësoi fasadë dhe lojë të kryeministrit Edi Rama nismën kundër grupit ‘Kap ça të kapësh’-KÇK. Në një bashkëbisedim me qytetarët, Kryemadhi tha se kjo nuk është forma që po përdor Rama për t’i bërë presion gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi ai sipas saj ka metoda të tjera.

Sipas Kryemadhit, kjo është një formë për t’i dhënë oksigjen njerëzve të Ramës, ndërsa shton se ata janë demoralizuar.

“Nuk besoj se nisma KÇK është që t’i bëjë presion gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ai ka forma të tjera që t’i bëjë presion. kjo nismë është që t’i japë oksigjen njerëzve të vet, pasi ata janë të demoralizuar. Pasi sekti i Rilindjes ka kaluar gjithçka. Korrupsioni në arsim dhe në shërbime të qytetarëve është i madh. Letrat gjithmonë ngelen, fjalët i merr era. Në mos një SPAK, një SPAK tjetër do ta bëjë këtë punë.”
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb