Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur në takimin e Korçës për zgjedhjet e 25 prillit ku u prit me entuziazëm nga qytetarët juglindorë.

Kryemadhi thotë se LSI është e vetmja parti që ka përkrahur të rinjtë dhe të rejat, prandaj fitorja e saj më 25 prill në Korçë është e pashmangshme.

Po ashtu ajo ka thënë se kësaj radhe nuk ka për të pasur shitje dhe blerje votash, pasi tashmë dinjiteti nuk blihet me një çantë ushqimesh nga ata që i kanë vjedhur ndërkohë shqiptarët.

 

‘’Pse do votojnë LSI? Sepse e vetmja parti politike qe hap krahët për të rinjtë dhe për të rejat është Lëvizja Socialiste për Integrim. LSI është parti e të rinjve dhe të rejave. Është partia e cila  i krijon hapësira të rinjve dhe të rejave. Sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë për djemtë dhe vajzat e Shqipërisë. Ti kthejmë ata nga mërgimi. Ti sjellim në Shqipëri. Sepse këtë vend të bekuar nga Zoti nuk mund të na e shkatërrojë një i çmendur. Ajo që kërkoj nga të gjithë ju. E di që kanë ngelur edhe 14 ditë. Si nesër dy javë është dita vendimtare për të ndarë periudhën e tranzicionin nga e ardhmja evropiane e Shqipërisë. Dhe këtë e kemi në dorë ne me votën tonë. E kemi në dorë ne për të shkuar në kutitë e votimit dhe për të dhënë verdiktin tonë. Për të votuar LSI,për të votuar numrin 6, për të votuar kandidatët tanë më të mirë. Ju duke votuar 6, do votoni listën fituese, do votoni atë listë e cila iu përfaqëson ju më mirë se kushdo tjetër. Sepse forca jonë është tek qytetarët.

Forca e LSI-së ka qenë te kurajo e Endritit që sot drejton qarkun e Korçës, tek kurajo e Petrikës, e djemve dhe vajzave të LSI-së që janë rritur ndër vite. Unë ju falënderoj shumë, përveç falënderimeve që vijnë nga zemra, ju jam shumë mirënjohëse për pritjen, angazhimin tuaj, emocionet që i keni dhënë Endritit gjithë këto kohë. Ju jam shumë mirënjohëse për të gjithë energjinë dhe forcën që i jepni LSI-së se sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë për njëri-tjetrin. Sepse ne jemi një familje, ashtu si prindërit kujdesen për fëmijët, ashtu si fëmijët kujdesen për prindërit, ashtu duhet të kujdesemi ne për qytetarët, njëri-tjetrin, për të ju shërbyer atyre.

Unë jam e bindur se fitorja e LSI në qarkun e Korçës është e pashmangshme. Nuk ka më shitje dhe blerje të çdo mënyre që mund të përdorin sepse dinjiteti i qytetarit, i fermerit, i të papunimit edhe i të varfërit as nuk shitet dhe as nuk blihet me një çantë me ushqime, të cilat vijnë nga paratë që ata iu kanë vjedhur qytetarëve, që me tërmetin, pandeminë dhe faturat e çmendura të ilaçeve të Covid që shkatërruan familjet e shqiptarëve. Ju do ta vlerësoni më mirë se kushdo tjetër në 25 prill duke votuar LSI-në, duke votuar numrin 6 sepse ajo që di unë është, Korça e ka dhënë verdiktin e saj në këtë shesh të mrekullueshëm, me këta të rinj e të reja. Unë ju jam shumë mirënjohëse, ju falënderoj, Zoti ju ruaj ju, familjet tuaja, Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë, Zoti e bekoftë flamurin kombëtar.’’- tha Kryemadhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb