TIRANË

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaron se “letrat e Pandorës” duhen hapur sa më parë, teksa i referohet çështjes së inceneratorëve.

Kryemadhi ka publikuar një video ku tregon se deputeti i PS-së Alqi Bllaku ka përfituar nga inceneratorët nëpërmjet pagave të babait në shumën 125 mijë euro, në një situatë të konfliktit të pastër të interesit.

“Ja se si Deputeti i PS Alqi Bllako, ish-Drejtori i AKUM ka përfituar nga mega afera e inceneratorit të Tiranës, nëpërmjet pagave të babait në shumën 125.000 Euro, duke e punësuar në kompaninë e inceneratorit të Tiranës, në një situatë konflikti të pastër interesi.
‘Letrat e Pandorës’ së Tiranës duhen hapur sa më parë!
Brenda dhe jashtë vendit, interesi është në rritje që SPAK dhe institucionet e reja të drejtësisë, të zbardhin sa më parë të vërtetën e tre inceneratorëve, dhe të ndalojnë vjedhjen shtetërore që përditë zbraz xhepat e qytetarëve për të mbushur llogaritë në offshore të zyrtarëve të Rilindjes dhe individëve lidhur me ta.
Folloë the money…”, shkruan Kryemadhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb