Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e cilëson një ditë të veçantë dhe të mirë për Kosovën 4 shtatorin. Kryemadhi ka reaguar me një postim në “Twitter” pas marrëveshjes së arritur me ndërmjetësimin e SHBA-ve dhe nënshkruar sot në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës e Serbisë në praninë e Presidentit amerikan Donald Trump.

Ajo thekson se ky është një hap i madh drejt njohjes reciproke dhe krimit të një klime paqeje e stabiliteti në rajon.

“Një ditë e veçantë në historinë e Kosovës!
Sot SHBA dhe Presidenti Trump udhëhoqën procesin e firmosjes së një marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë.
Kjo është një ditë e mirë për Kosovën dhe një hap i madh përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve, njohjes reciproke dhe krijimit të një klime paqeje dhe stabiliteti në rajon”, shkruan Kryemadhi.

Kryemadhi Tw
Kryemadhi Tw

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb