Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një konferencë për shtyp ka qartësuar se për përdorimin e maskave flet më shumë edhe se Lulzim Basha por për ligjet e dëgjon atë.

Kryemadhi thotë se vetë punon më shumë në terren teksa vlerëson për anën institucionale Ilir Metën si President, por edhe Lulzim Bashën si lider opozite.

Për më tepër ajo thekson se për numrin e votave më 25 prill nuk ndikojnë as Komisioni i Venecias dhe as Kodi Zgjedhor, pasi ato nuk e ndryshojnë dot numrin e votave.

 

”Kur flas për maskat, flas më shumë për Bashën, se e kam prej profesionit. Për ligjet e dëgjoj, se është i shkolluar dhe i diplomuar për atë gjë.

Qoftë Komisioni i Venecias dhe Kodin Zgjedhor, dhe pse shumë më thonë mos fol për bukën e qytetarëve por për lirinë e fjalës dhe ekonomike.

Kanë të bëjnë me fjalime politike, sjellje politike. Ajo që është e rëndësishme është që çfarëdo kodi apo rekomandimi s’ta ndryshon dot numrin e votave, as Kodi Zgjedhor as Komisioni i Venecias.

Ka të bëjë me seriozitetin e shtetit. Prandaj jam Monika Kryemadhi, sepse punoj më shumë në terren  se sa tek ana institcuionale, që e ka qarë Ilir Meta, si dhe Basha që e mban komunikimin diplomatik dhe kornizën legjislative.

Të jeni të bindur që pas 25 prillit do ua ofrojmë qeverisë së ardhshme dhe gjithë shqiptarëve, gjithë atyre djemve dhe vajzave t’u ofrojmë jo vetëm identitetin institucional si dhe normalitetin e shteti dhe administratës.

Ndëshkimi në 25 prill i rilindjes dhe shqiptarët të marrin atë që meritojnë.”- tha Kryemadhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb