Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka pritur në një takim këtë të enjte, Sekretarin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe BE të partisë Demokracia e Re, njëkohësisht deputet i parlamentit grek dhe këshilltar i kryeministrit Mitsotakis, z. Anastasios Chatzivasileiou.

Në këtë takim Kryemadhi i ka vendosur theksin marrëdhënies së fqinjësisë së mirë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Gjithashtu kryetarja e LSI-së ka vlerësuar mbështetjen e Greqisë për rrugën euro-atlantike të Shqipërisë.

Në këtë drejtim Kryemadhi ka shprehur qëndrimin e partisë që drejton, ku ka nënvizuar se marrëdhëniet mes dy shteteve duhet të bazohen në transparencë dhe mirëbesim. Në takim është folur dhe për marrëveshjen e detin.

Monika Kryemadhi ka thënë se kjo marrëveshje duhet të realizohet me transparencë dhe në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar për detin dhe legjislacionin kombëtar, si dhe me vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Gjithashtu kryetarja e LSI-së vlerësoi respektimin e minoritetit grek në Shqipëri, si një urë bashkëpunimi midis vendeve. Gjatë takimit Kryemadhi nënvizoi se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia kontribuon për forcimin e paqes dhe proceseve integruese në BE të të gjithë rajonit.

Monika
Monika

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb