TIRANË

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi priti sot në një takim Presidentin e NDI, Z. Derek Mitchell dhe drejtorin rajonal z. Robert Benjamin.

Në një postim në facebook, Kryemadhi shkruan se gjatë takimi vlerësoi mbështetjen e NDI, ndërsa garantoi se LSI do të vijojë të jetë e e angazhuar, si një opozitë konstruktive për të çuar përpara reformat dhe aksionet e nevojshme.

Postimi i plotë:
Gjatë takimit të sotëm me Presidentin e NDI, Z. Derek Mitchell dhe drejtorin rajonal z. Robert Benjamin, vlerësova mbështetjen e pakursyer të ofruar ndër vite dhe bashkëndamë mendimin për nevojën e pavarësimit dhe fuqizimit të parlamentit, si institucioni bazë që garanton një demokraci funksionale që i shërben të gjithë qytetarëve.

Duke i shprehur nevojën për një aktivitet të shtuar të NDI në Shqipëri, me theks tek mbështetja e të rinjve dhe grave në politikëbërje, i nënvizova qëndrimin tonë, se Integrimi i Shqipërisë në familjen evropiane, duhet shpëtuar nga pengmarrja e interesave private të politikanëve, dhe LSI do të vijojë e angazhuar, si një opozitë konstruktive për të çuar përpara reformat dhe aksionet e nevojshme që e realizojnë këtë mision sa më parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb