Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishte sot në qytetin e Çorovodës ku prezantoi kandidatin për deputet të Skraparit, mjekun Blenard Nonaj, të cilit i uroi suksese dhe u shpreh e sigurt se ‘fati i mbarë’ do ta ndjekë edhe për shkak të Malit të Tomorrit.

Në fjalën e saj, optimiste se LSI mund të marrë 3 mandate në qarkun e Beratit.

“Qyteti i Skraparit, Rrethi i Skraparit ka shumë mundësi zhvillimi, dhe jam e bindur që pas 25 prillit do ti bëjnë realitet të gjitha premtimet tona, projektet tona. Duhet të fokusohemi maksimalisht tek 25 prilli, në mënyrë që ta përfaqësojmë LSI-në denjësisht në Qarkun e Beratit. Unë jam optimiste dhe numrat e tregojnë që mundësitë tona për të marrë tre mandate janë plotësisht të realizueshme. E vetmja gjë që është shumë e rëndësishme është kontakti me njerëzit, takimi me ta, bashkëbisedimi me ta. Vetë përfaqësimi që ne kemi zgjedhur për Qarkun e Beratit, na e kanë krijuar mundësinë në kontaktet me njerëzit.”- u shpreh Kryemadhi.

Pjesë nga fjala:

Qyteti i Skraparit, Rrethi i Skraparit ka shumë mundësi zhvillimi, dhe jam e bindur që pas 25 prillit do ti bëjnë realitet të gjitha premtimet tona, projektet tona. Duhet të fokusohemi maksimalisht tek 25 prilli, në mënyrë që ta përfaqësojmë LSI-në denjësisht në Qarkun e Beratit. Unë jam optimiste dhe numrat e tregojnë që mundësitë tona për të marrë tre mandate janë plotësisht të realizueshme. E vetmja gjë që është shumë e rëndësishme është kontakti me njerëzit, takimi me ta, bashkëbisedimi me ta. Vetë përfaqësimi që ne kemi zgjedhur për Qarkun e Beratit, na e kanë krijuar mundësinë në kontaktet me njerëzit.

Më pas ne do të kemi tryezën përsa i përket krijimit dhe zhvillimit të hapësirave të vendeve të reja të punës në të gjithë Qarkun e Beratit është një tjetër mundësi. Skrapari është një qytet i bekuar me Malin e Tomorit, që e shikon edhe Zoti me sy. Unë ju uroj suksese Doktor Blenardi.

Ne jemi fokusuar tek të rinjtë. Këtu kemi Arditin, të cilin unë e njoh që kur ka qenë maturant, ka qenë President i gjimnazit ‘Myslym Keta’ në Kombinat, aty jemi njohur bashkë. Në atë kohë unë kandidoja në Kombinat. Po kështu edhe me doktor Blenardin, që ka qenë student i Fakultetit të Mjekësisë, me të gjithë ne nuk i kemi shkëputur marrëdhëniet tona.

Sot LSI-në në Skrapar e përfaqësojnë ata që e krijuan, jo ata që e përdorën ose e shfrytëzuan, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme, sepse memoria, historia, kontributet janë ata që e mbajnë një forcë politike në këmbë. Dhe një parti politike ekziston edhe për shkak të karakterit, për shkak të vlerave që përfaqëson, për shkak të angazhimeve që secili nga ne merr përsipër.

Ne luftojmë për ta ndryshuar sistemin. Ç’do të thotë kjo? Do të thotë të krijosh mundësi punësimi, rrogë të mirë paguar, arsim cilësor, të krijosh shërbim shëndetësor cilësor që u shërben të gjithë njerëzve.

Ndaj është shumë e rëndësishme që ne të kthejmë normalitetin në qytete si Skrapari apo edhe shumë qytete të tjera në periferi të vendit dhe ku është e vështirë të shkojë infrastruktura e shtetit.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb