Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, publikon në faqen e saj të “Facebook” disa fatura, që sipas saj, tregojnë sesi “Zoto paguan Zoton për të këshilluar Zoton. Stela paguan Stelën për të këshilluar Stelën”.

Sipas kryetares së LSI, “Deri në dhjetor të vitit 2021, ‘Zoto Consulting’ ka marrë nga inceneratorët 118 milionë lekë të reja, ndërsa ‘Consulting SE Partners’, kompania e konsulencave të Stela Gugallja, ka marrë 127 milionë lekë të reja”.

Postimi i Kryemadhit:

Ja ku i kanë çuar paratë e shqiptarëve “veprat” e Edi Ramës!
Shikoni faturat, sesi Zoto paguan Zoton për të këshilluar Zoton. Stela paguan Stelën për të këshilluar Stelën.
Deri në dhjetor të vitit 2021, ‘Zoto Consulting’ ka marrë nga inceneratorët 118 milionë lekë të reja, ndërsa ‘Consulting SE Partners’, kompania e konsulencave të Stela Gugallja, ka marrë 127 milionë lekë të reja.
Ministrat dhe zyrtarët e qeverisë, kryetarët e bashkive, miqtë e tyre, kanë vepruar bashkë si një grup i strukturuar kriminal.
Në komisionin hetimor parlamentar publiku po shikon disa deputetë-avokatë mbrojtës të aferës korruptive të shekullit.
E vërteta gjendet në kallëzimet dhe provat që prokurorët e SPAK kanë përpara.
Pavarësisht zhurmës aktuale politike e mediatike për të mbrojtur karrierat e disave të përfshirë, e vërteta do të mbetet e pamohueshme.
Fatin e tyre, këta zyrtarë e kanë përcaktuar kur kanë firmosur për këto procedura.
Ne inkurajojmë fuqimisht prokurorët të veprojnë sa më shpejt, që të mbrojnë sa më shumë të jetë e mundur interesin dhe financat publike.
Inceneratori i Fierit dhe Tiranës vijojnë të marrin pagesa dhe çdo ditë vonese është në dëm të qytetarëve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb