TIRANË

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e cilëson koalicionin opozitar bashkues të shqiptarëve dhe që do të udhëheqë dekadën. Në një postim në “Facebook” ku publikon një video nga nënshkrimi i marrëveshjes ditën e djeshme me kreun e PD Lulzim Basha, Kryemadhi shkruan se ky partneritet do të sjellë ndryshimin.

“Dua të garantoj të gjithë shqiptarët se ky partneritet do të sjellë ndryshimin, se është koalicion bashkues i të gjithë shqiptarëve, e që do të udhëheqë dekadën.
SHQIPËRIA SHTËPIA QË FITON! SHQIPËRIA SHTËPIA JUAJ!”, deklaron Kryemadhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb