Kryemadhi ka shpërndarë dhe përshëndetur qëndrimine  KMSH për zgjedhjet e 25 prillit. KMSH dje deklaroi se vota nuk duhet të shihet e blihet, si dhe u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë mos intimidohen.

Ajo i kërkon shqiptrëev të marrin pjesë masivisht në zgjedhje, dhe të denoncojnë në të gjithë institucionet çdo formë presioni e intimidimi.

 

STATUSI NGA MONIKA KRYEMADHI

Duartrokas Qëndrimin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Pjesë nga deklarata e tyre: “VOTA është shumë e shtrenjtë, ajo nuk duhet të shitet, as të blihet. Shprehni qëndrimin tuaj ndaj alternativës që dëshironi, me vullnet të lirë, pa u intimiduar nga askush e pa intimiduar ju askënd!” Ftoj të gjithë shqiptarët të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e 25 Prillit dhe të denocojnë në të gjitha institucionet çdo formë presioni apo intimidimi për votën e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb