Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi nga jashtë Kuvendit sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama për skandalin McGonigal.

Ajo tha se ditët në vijim do të dalin në dritë fakte të reja ku ish-zyrtarit të FBI-së, i janë dhënë shuma të tjera parash.

“Unë ju falënderoj për devotshmërinë që keni për të ndjekur  atë gjë të shëmtuar. Sot seanca parlamentare tregoi që demokraci nuk ka më, por një diktaturë. Një diktaturë injorance në radhë të parë dhe ajo politike. Nëpërmjet saj nga xhepat e shqiptarëve janë marrë paratë dhe kanë shkuar për të paguar McGonigal. Qëllimi i vetëm për të ushtruar shantazh. Për të kërcënuar jo vetëm opozitën, por edhe biznese”, tha Kryemadhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb