FUSHE KRUJE

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë takimit me qytetarët në Fushë-Krujë foli edhe për ministrat e kabinetit qeveritar. Veçanërisht, Kryemadhi u ndal te ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, të cilin e cilësoi një ushtarak të dështuar.

“A njihni ndonjë nga ministrat ju në qeverinë e Edi Ramës?  Kush nga ata ministra mban përgjegjësi për votat që qytetarët kanë dhënë për Partinë Socialiste? Asnjë. Ka ndonjë socialist në qeverinë e tij? Asnjë. Kush nga ata ka dalë dhe ka trokitur në dyert e shqiptarëve për të kërkuar votat dhe për t’i thënë shqiptarëve më votoni se unë do të qeveris. Atëherë përgjegjësia e Sandër Lleshit që është ministër i brendshëm, që helmon protestuesit, që ka shkelur çdo protokoll të sigurisë, kush do e mbajë përgjegjësinë? Fare.

Po cila është përgjegjësia e Sandër Lleshit? Çfarë përgjegjësie ka ai? Një ushtarak i dështuar, që për një portofol ministri heq gradën e gjeneralit, që një gjeneral për të marrë gradën e tij jep edhe jetën. Një ushtarak që dështon, sepse ushtaraku kurrë nuk e lë gradën. Kush është ish ushtarak, le të çohen të gjithë ata ish ushtarakë që u është hequr e drejta e statusit, që nuk ua njeh Edi Rama dhe të thonë se çfarë është për një ushtarak që të lërë gradën dhe të marrë një portofol ministri. Kush do ta mbajë përgjegjësinë?”,-u shpreh Kryemadhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb