SHBA

Gjatë qëndrimit në SHBA, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me diplomatin e Departamentit të Shtetit, Ambasadorin Special në Luftën Kundër Trafikut të Qenieve Njerëzore, John Richmond.

“E falenderova ambasadorin John Richmond mbi udhëheqjen që SHBA ka marrë në luftën globale kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Vizioni i Presidenti Donald Trump, së bashku me mesazhet e Mike Pence dhe Ivanka Trump në Samitin e Shtëpisë së Bardhë për Luftën e Trafikimit të Qenieve Njerëzore janë një thirrje për të gjithë botën për të garantuar jetën dhe liritë e njeriut.

E bindur mbi partneritetin SHBA-Shqipëri, për ta bërë Shqipërinë një vend më të sigurt për gratë dhe fëmijët tanë, duke siguruar mbështetje për viktimat dhe për të kapur çdo trafikant. ????” shkruan Kryemadhi në një postim në facebook.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb