TIRANË

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka pritur sot në një takim ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri Vincenzo Del Monaco me të cilin ka biseduar për procesin zgjedhor të 25 prillit. Pas takimit, Kryemadhi ndan me ndjekësit disa foto dhe një mesazh.

Ajo shkruan se OSBE ka një sfidë të madhe përpara, përsa i takon besimit të qytetarëve tek institucioni i zgjedhjeve, mendim që ia ka shprehur dhe ambasadorit Del Monaco.

“Kënaqësi të prisja sot në takim Ambasadorin Vincenzo Del Monaco, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.
Shkëmbyem mendime mbi procesin zgjedhor të 25 prillit dhe sfidat e Shqipërisë. Prezenca e OSBE ka një sfidë të madhe përpara, përsa i takon besimit të qytetarëve tek institucioni i zgjedhjeve.
Kjo është një sfidë jo vetëm e prezencës së OSBE këtu, por për të gjithë aktorët politikë dhe sidomos e opozitës shqiptare. Në zgjedhjet e 25 prillit ne presim një nga pjesëmarrjet më të mëdha, për të qenë një referendum për ndryshim cilësor të gjendjes në Shqipëri”, shkruan Kryemadhi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb