TIRANË

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha sot se tarifat universitare nuk ndryshojnë nëse nuk ndërhyhet në buxhet. Në emisionin “Dritare me Rudinën” në News24, e pyetur nëse duhet të ketë dialog, Kryemadhi tha se studentët e dinë se Rama gënjen. Sipas saj, Rama e ka shansin në buxhet, shansin e parë ia dha LSI-ja, shansin e dytë ia dha Presidenti.

Robert Rakipllari: A duhet të ketë dialog?
Monika Kryemadhi: Mendoj se qeveria i ka shumë të qarta kërkesat e studentëve. Qeveria kishte një rast të mirë me buxhetin. Ai gënjen. Studentët mund të mos jenë gjenialë si profesorët që ka ai në qeveri por studentët nuk janë budallenj. E dinë që nuk iu ndryshojnë tarifat po nuk u ndryshua buxheti.

Rakipllari: Ju ktheheni në parlament, qytetarët e studentët janë në rrugë. A mundet t’i plotësojë Rama kërkesat e studentëve?
Kryemadhi: Po i plotëson. Në këtë lëvizje nuk është më thjesht PD dhe LSI. Nuk është çështja me sjellë në pushtet Lul Bashën. Nuk duam të sjellim në pushtet Lul Bashën, as Monikën.
E patë reagimin e BE. Dialog që zgjidh kërkesat e tyre. Jo dialog hajde të përgjysmoj tarifën. Dialog, reflekto kërkesat e studentëve. E ka shansin në buxhet. Shansin e parë ia dha LSI-ja, shansin e dytë ia dha Presidenti. S’ka për ta bërë prapë se ai nuk mbush, e ka problem sistemi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb