Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në fjalën e saj përpara të rinjve të LRI në Jalë tha se Shqipërisë i duhet guximi dhe kurajo e pjesës së saj më vitale për të ndryshuar politik shqiptar.

“Njerëzit sot kanë nevojë për kurajo, për besim dhe forcë. Do iu thosha që ju si rini jepni forcën dhe guximin kudo që shkoni. Vetëm guximi i prindërve, të të afërmve janë ata që do të sakrifikojnë më tepër për ju. Sot më shumë se kurrë e ardhmja e shqiptarëve është e vënë në dyshim. Duhet shembur ky realitet i hidhur që ka Shqipëria”, tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi theksoi se LSI sa vjen dhe rritet si familje politike dhe forcë. Ajo nënvizoi se rinia duhet që të imponohet në politikë dhe të largojë nga pushteti uzurpatorët e rrugës së tyre.

“Unë vë re se të rinjtë këtu sa vijnë dhe rriten. Sa më shumë që LRI ritet, aq më shumë rritet dhe fuqizohet Lëvizja Socialiste për Integrim. LSI shtohet çdo vit në çdo palë zgjedhje me 50 për qind të votuesve të saj. Marzhi i shtimit të LSI ka ardhur në rritje. Një ndër dy votues votojnë Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ky është element i rëndësishëm dhe duhet ta keni pikën tuaj më të fortë. Ju duhet të imponoheni në politikë dhe të sillni ndryshimin. Një rini e fortë dhe vlera e kurajo mund të ndryshojë realitetin e të detyrojë të gjithë uzurpatorët e jetës suaj që të ikin nga rruga juaj dhe ju të ecni sa më shpejt në rrugën dhe të ardhmen tuaj”, deklaroi Kryemadhi.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb