Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i ka bërë thirrje anëtarëve të partisë së saj mos përdorin më aplikacionin WhatsApp.

Kryemadhi edhe sulmet në WhatsApp kohët e fundit ia faturon Ramës, sipas së cilës s’duhet të lodhet duke bërë gjëra të tilla e të përgjojë mesazhet e anëtarëve të LSI, pasi nuk ka kuptuar kurrë se nga kanë dalë votat e saj në 2013 dhe 2017.

Nga ana tjetër ajo lajmëron se anëtarët e LSI do të përdorin një tjetër aplikacion që do u jepet ditët në vijim.

 

“Në fakt shumë vetë më thotë pse nuk kthen përgjigje për anëtarët e larguar të LSI, i them që do e ketë përgjigjen 10 ditëshin e fundit të zgjedhjeve, për anëtarët e PS, jo të LSI se anëtarët e LSI janë të gjithë  në krye të detyrës, shtëpi më shtëpi, derë më derë, socialistë më socialistë dhe kjo është ajo që e acaron. Në fakt i bëj thirrje të gjithë anëtarëve të LSI të mos përdorin më WhatsAppin por të përdorin një aplikacion tjetër të cilin do iu dërgojmë të gjithëve atyre që janë përgjegjës në qendrat e votimit, sepse ai mund të mendojë që duke bërë gjëra të tilla mund të gjejë çdo lëvizje të LSI. Po ja them nga TV që mos të lodhet duke vënë njerëz të përgjojnë dhe të na lexojnë mesazhet tona që s’ka për të na kuptuar kurrë mesazhet, ashtu siç nuk ka kuptuar kurrë ku i kanë dalë votat Monika Kryemadhit si në 2013 ashtu edhe në 2017”, tha Kryemadhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb