BERAT- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi iu ka bërë thirre socialistëve të largohen ‘nga lidhjet monstruoze të Edi Ramës me krimin’. Nga Berati në një takim me bazën, Kryemadhi tha se socialistët janë po aq të rrezikuar sa çdo qytetar shqiptar, ndërsa tha se LSI i ka dyert e hapura.

“Socialistët të shkëputen nga lidhjet monstruoze të Edi Ramës me krimin. Socialistët nuk i lidh asgjë me krimin. Socialistët të shkëputen nga monstra kriminale që e ka lënë Shqipërinë peng të krimit. Ata janë po aq të rrezikuar sa çdo qytetar shqiptar. LSI të hapi dyert për socialistët që ndihen të braktisur nga Rilindja e Krimit”, deklaroi Kryemadhi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb