Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka treguar se ajo dhe bashkëshorti i saj, Presidenti Meta janë zënë dhe konfliktuar së fundi për çështje politike. Ndër të tjera Kryemadhi tha se personi që ka ndërhyrë për t’i pajtuar është pikërisht kreu i PD, Lulzim Basha.

“Ka qenë block në telefonin tim, zihemi me mesazhe, shahemi me mesazhe dhe zoti Basha ka qenë ndërmjetësuesi për t’u takuar. Zihemi për çështjet e zgjedhjeve, sepse ajo që unë mendoj është që çështja e procesit zgjedhor kërkon fokusim të gjithë institucioneve. Ajo që është më e rëndësishme, presidenti, Kryeministri, Policia, Prokuroria dhe Gjykata janë institucione dhe duhet të jenë shumë korrekte”, tha Kryemadhi në emisionin “Opinion”.

Ndërhyrjes së gazetarit Blendi Fevziu, nëse Rama ka qenë pajtues i gjaqeve, Kryemadhi iu përgjigj: Sigurisht. Basha është në unison me zotin Meta, unë jam më agresive, më radikale. Meta e ka falur nja 7 herë Ramën, Kryemadhi nuk e ka falur asnjëherë Edi Ramën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: