TIRANE

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zgjedhur të urojë të gjithë femrat shqiptare në kuadër të 8 Marsit, me një urim të ndjerë. Kryemadhi në urimin e saj publikuar në ‘Facebook’,  ndalet te sakrificat e femrave, të cilat i cilëson si rimëshirim i paqes.

Kryetarja e LSI-së shprehet se femrat janë të bukura në lodhjen e tyre dhe aq më tepër që përpiqen fort për familjet e tyre.

“Qoftë i dielltë si ky 8 mars çdo ditë e grave shqiptare! E nënave tona që me sakrificë sublime na kanë rritur e shkolluar në kushte tejet të vështira.

E nënave dhe grave që vuajtën në ferrin komunist, që mes torturave dhe internimeve sakrifikuan për bijtë e tyre!
Qofshin të diellta të gjithë ditët e vitit për ato gra e vajza që përpiqen fort për familjet e tyre! Që çdo ditë sakrifikojnë për një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre. Për ato gra që shpesh harrojnë veten për familjet, që gjejnë kohën të jenë zonja të shtëpisë, nëna dhe bashkëshorte.

Që janë të bukura në lodhjen e tyre dhe të shenjta në përpjekjet për të mbrojtur familjet!
Qofshi të lumtura gratë e Shqipërisë kudo ku jeni! Zoti ju dhëntë forcë e kurajo për të përballuar sfidat e vështira të jetës.
Ju jeni burimi i jetës dhe mishërimi i paqes, ndaj meritoni të keni çdo ditë nga një urim dhe falenderim për atë që jeni!”-shkruan Kryemadhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb