TIRANË

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe të Flamurit kombëtar. Kryemadhi shkruan se sot nuk jemi në kushtet më të mira për të festuar, pasi shumë shqiptarë po largohen nga vendi.

Ajo thekson se duhet të realizojmë misionin e gdhendur në Himnin Kombëtar, që Shqipëria të rrojë e fortë dhe të punojmë për ta ndërtuar më të begatë.

MESAZHI I KRYEMADHIT
Për të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, gëzuar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditën e Flamurit tonë Kombëtar! ??
Sot ne nuk jemi në kushtet më të mira për të festuar, pasi shumë shqiptarë po largohen, të nxitur nga papunësia dhe pamundësia ekonomike. Ky vend është i bekuar me të gjitha të mirat, mirëpo njerëzit tanë po kërkojnë të drejtën për një jetë me dinjitet dhe më shumë mundësi larg tij.
Le të valëvitet i lirë ndër shekuj ky flamur kuq e zi dhe të na frymëzojë në veprimet tona, përmes vlerave të përbashkimit që kanë demonstruar ata njerëz të mëdhenj që na e mundësuan këtë ditë!
Të realizojmë misionin e gdhendur në Himnin Kombëtar, që Shqipëria të rrojë e fortë dhe të punojmë së bashku për ta ndërtuar atë më të begatë.
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët! ??

Kryemadhi Fb
Kryemadhi Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb