Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Përmes një mesazhi drejtuar besimtarëve, Kryemadhi uroi se në këto ditë përballje me vështirësi ekonomike dhe sociale, nuk duhet të rreshtim së besuari tek ardhmja plot shpresë.

MESAZHI I KRYEMADHIT
Për të gjithë motrat dhe vëllezërit myslimanë që sot festojnë, gëzuar Kurban Bajramin!
Shëndet, paqe dhe begati për gjithë familjet shqiptare dhe Shqipërinë, shtëpinë tonë të përbashkët.
Edhe në këto ditë përballje me vështirësi ekonomike dhe sociale, nuk duhet të rreshtim së besuari tek ardhmja plot shpresë nëse bëjmë akte të mira të frymëzuara tek besimi dhe harmonia me njëri-tjetrin.
(BalkanWeb)_

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb