Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka uruar besimtarët për festën e Pashkëve. Në një reagim në rrjete sociale Kryemadhi shprehet se  vetëm dashuria mes njëri-tjetrit është e gjithëpushtetshme mbi të keqen dhe rruga e duhur drejt paqes.

Statusi:

Pashkë të gëzuara dhe paqe për të gjithë!

Drita e Shenjtë që besimtarët ortodoksë kanë shpërndarë në të gjithë vendin, uroj të bekojë dhe ndriçojë përgjithmonë familjet, komunitetet e tyre, e me to, të gjithë Shqipërinë tonë.

Le të kujtojmë gjithmonë mësimin prej shembullit të Krishtit, se vetëm dashuria mes njëri-tjetrit është e gjithëpushtetshme mbi të keqen dhe rruga e duhur drejt paqes.

Për shumë vjet Pashkët të gjithëve! Krishti u Ngjallë! Vërtet u Ngjallë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb