TIRANË

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi me anë të një statusi në “Facebook” ka shpërndarë një postim të Floida Kërpaçit, ku kjo e fundit shprehet se vetëm me arsim cilësor mund të sigurohen punë të mirëpaguara për brezin e ri.

Kryemadhi thekson se Shqipëria ka nevojë për ndryshim të sistemit arsimor, sa më parë.

Postimi i Monika Kryemadhit:

Floida dhe rinia e Shqipërisë kanë të drejtë!

Vetëm me një arsimim cilësor mund të sigurojmë punë të mirëpaguara për brezin e ri dhe të ardhme për Shqipërinë.

Kemi nevojë për ndryshim të sistemit tonë arsimor, sa më parë!

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb