Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, tha në Konventën e LSI për Tiranën se viti i saponisur do të jetë viti i rezistencën dhe fitores së padiskutueshme në përballjen me klanin e tradhtarëve, me uzurpatorët dhe shkatërruesit e ekonomisë, me krimin, që sipas saj, ka fytyrën e Rilindjes.

Kryemadhi tha se opozita e bashkuar është gati ta prijë Shqipërinë në dekadën e re të shpresës dhe ringritjes kombëtare.

“Viti që sapo kemi hyrë, 2020, do të jetë viti i rezistencës dhe fitores së padiskutueshme në përballjen tonë me klanin e tradhëtarë të interesave kombëtare, me grupet e hajdutëve të votave, me uzurpatorët dhe shkatërruesit e ekonomisë së vendit, me krimin që ka fytyrën e Rilindjes sepse ne sot jemi shumica absolute e padiskutueshme e shqiptarëve.

Kjo sëmundje e rëndë po e gërryen, po e asfikson, po i merr frymën, po e mpak dhe po e mplak Shqipërinë. Ndaj është detyrë patriotike e çdo shqiptari për të kontribuar në shërimin e kësaj të keqeje. Çdo orë dhe minutë është shumë e çmuar, prandaj për asnjë çast s’mund të flemë të qetë përballë Shqiperise që lëngon. Çdo sacrificë e jona nuk është asgjë për të shpëtuar Shqipërinë nga sëmundja e Rilindjes. Ne së bashku do të fitojmë pa asnjë diskutim përballjen me të sepse kemi shpirtin, kemi forcën, kemi idetë, kemi zgjidhjen! Sepse Ne sot jemi shumica absolute e shqiptarëve, që e duam dhe e kemi vendosur Shqipërinë të parën!

Rrugëtimi ynë në dekadën e shpresës dhe ringritjes kombëtare nis sot, nis tani. Kjo përpjekje patriotike në shërbim të Shqipërisë kërkon burra dhe gra, të rinj dhe të reja kurajozë dhe me dinjitet. Krenarë për familjen, krenar për atdheun e tyre. Ne jemi gati ta primë Shqipërinë në dekadën e re, ne dimë ta realizojme këtë! Ne mund ta realizojme kete, të gjithë së bashku do tia arrijme!”, deklaroi kryetarja e LSI.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb