Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ishte këtë të shtunë në Pogradec, ku ka vizituar shtëpinë e Arshim Dikellarin.

Ky i fundit gjatë bashkëbisedimit me Kryemadhin, tregoi problemet që janë shkaktuar nga keqqeverisja e kryeministrit Edi Rama.

“Qytetarët do t’i bëj me xhamadan, e prit e prit, as qeskën për duhan nuk u dha maskarai. E katandisi miletin, rriti taksat, e bllokoi integrimin. Një litër benzinë, një kile naftë 260 lekë më shtrenjtë është. Si ai babai i keq që ha bukë dhe thërrimet i hedh jashtë, e këta le të hanë. Ai maskarai është zgjedhur atje jo të sundojë, po të punojë për miletin, për popullin. Epo kësaj radhe do t’ia presim sqepin. Ta marrë vesh ai. Po lopë ishin ata që i tha dua lopë. Se lopë është ai”, tha banori.

Ndërsa Kryemadhi, nënvizoi se sipas saj të gjithë njerëzit e kanë kuptuar se taksat e larta, papunësia, bllokimi i integrimit, janë përgjegjësi të kryeministrit Rama.

Postimi i plotë i Kryemadhit:

Nuk ka mbetur njeri pa e kuptuar se taksat e larta, papunësia, bllokimi i integrimit, janë përgjegjësi e Ramës. E falenderova Arshim Dikellarin për mikëpritjen gjatë vizitës së sotme në lagjen më të vjetër të Pogradecit dhe u ndamë me zotimin për të qëndruar të bashkuar për ndryshimin, përmes votës te kutia më 25 prill.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb