Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, zbulon bisedën e zhvilluar sot me djalin e të moshuarit Thanas Çani, i cili rezultoi me pasuri marramendëse prej 30 milionë dollarësh, së bashku me të moshuarën Haxhire Gurakuqi.

“Edi Rama nuk mund të vjedhë 189 milionë dollarë me fatura, me fakte, të marra nga buxheti i shtetit dhe të futura në xhepat e tij për të blerë gjithçka që i duhet, për të larguar vëmendjen nga e vërteta. Po të kishte drejtësi, sot Edi Rama do të ishte koleg me Alqi Bllakon e të tjerë. Sapo u ndava me djalin e Thanas Çanit, bëra një bisedë, dhe jo vetëm që Thanas Çani nuk kanë firmosur një kontratë të tillë, por më 2019 janë thirrur nga krimi ekonomik për një faturë rreth 30 mijë euro, që është quajtur evazion fiskal. Zotëria më bëri të ditur që ky është akti i regjistrimit, në emër të Thanas Çanit, i regjistruar më 8 korrik të 2019 dhe është administrator deri më 2024. Edhe pse krimi ekonomik e ka thirrur dhe ka marrë dijeni që zotëria nuk kishte dijeni për çëshjen, nuk është njoftuar që ishte administrator i kësaj firme, nuk i kanë bërë të ditur asgjë.

Ndërsa problemi tjetër që implikon dhe që përsëri këtu duhet të fillojë të hetohet çdo gjë, është që të dy kontratat e Thanas Qanit janë të noterizuara. Të më gjejë një biznes që regjistrohet në QKR pa kontratë të noterizuar. Firma nuk është e Thanas Qanit. Është e njëjta firmë që firmos, por këto i ka prokuroria. Më 2019 është bërë sikur është hetuar për të mbuluar evazionin fiskal, që kompania e inceneratorëve ka bërë evazion fiskal 1 milion dollarë te lumi 6”, tha Kryemadhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb