Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka mbledhur këtë të martë të gjithë krerët e degëve, për të folur mbi aksionin politik të opozitës pas 25 korrikut.

Në fjalën e saj, Kryemadhi u shpreh se 25 korriku është shumë i rëndësishëm dhe i veçantë, për sa i përket ngjarjes dhe zhvillimit politik që do të marrë LSI në të ardhmen.

Kryetarja e LSI foli dhe për protestën e 7 korrikut të thirrur nga Sali Berisha, teksa iu bëri thirrje njerëzve që t’i bashkohen tubimit.

“Duhet të jemi shumë të përgatitur, sa i përket prezencës sonë në fushatë, për shkak të rezultatit në zgjedhjet e 2019, që erdhi si pasojë e bojkotit tonë. 25 korriku është Konventa Kombëtare që ne do e zhvillojmë në Pallatin e Kongreseve. Numri i delegatëve nuk kalon mbi 800. Ne do të vendosim një lloj koordimi për pjesëmarrjen e delegatëve, edhe të atyre që janë jashtë shtetit, nëse kanë apo mundësi për të ardhur.

Ne e dimë shumë mirë se data 25 ka shumë rëndësi të veçantë për ne, për sa i përket ngjarjes dhe zhvillimit politik që do të marrë LSI në të ardhmen. Prandaj, duhet që ta marrim seriozisht. Mendoj se do të kemi një plan masash dhe një prezantimi, që do duhet ta shpalosim në Konventë. Para 25 prillit është protesta e datës 7 korrik, që është shumë e rëndësishme. Nuk është e rëndësishme për ta pasur si organizim politik, por për të sensibilizuar njerëzit, që të dalin dhe të protestojnë. Të mos protestojnë për partitë politike, por për veten e tyre. Është shumë e rëndësishme t’i njoftojmë njerëzit, t’i shpërqendrojmë nga ajo indiferencë që kanë. 7 korriku është për të treguar se në protestë nuk janë vetëm partitë politike, por edhe qytetarët”, tha Kryemadhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb