AFRIKË

Kryeministri dhe 3 ministra të shtetit të vogël afrikano- perëndimor, Guinea-Bissau janë prekur nga COVID-19.

Nuno Gomes Na Biam i cili u zgjodh në shkurt kryeministër tashmë do të karantinohet në një hotel të kryeqytetit së bashku me 3 ministrat.

Në fakt ky shtet rastin e parë me COVID-19 e shpalli të shtunën e kaluar dhe tashmë numëron 73 të infektuar dhe 1 viktimë. Prej datës ku u regjistrua i infektuari i parë Guinea-Bissau shpalli emergjencë kombëtare deri më 11 maj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb