MAQEDONI E VERIUT

VMRO- DPMNE siç pritej ka dënuar marrëveshjen LSDM- BDI për qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut.

Sipas Dafina Stojanovkës, qeveria e re do të jetë burim krimi. Për më tepër ajo ka komentuar edhe pikën për kryeministër shqiptar për 100 ditët e fundit, duke thënë se tani po e shesin si sukses, por Zaev në fund do i ‘veshë’ atij të gjitha dështimet, punët e këqija apo lëshimet.

“Sot kemi koalicion mes LSDM-së dhe BDI-së për mbrojtje të tenderëve, bizneseve dhe krimit. Sot kemi koalicion për Qeveri që nuk vlen 5 para, që është kancer në shoqërinë e Maqedonisë së Veriut dhe që është burim i krimit. Në fund atyre iu duhet kryeministër shqiptar i BDI-së për 100 ditë që ta paraqesin si sukses ndërsa Zaev të mund t’ia mveshë atij punët e këqija dhe lëshimet. Këto janë çështje që e bëjnë Qeverinë ende të paformuar jolegjitime dhe pa kredibilitet- deklaroi Dafina Stojanoska, VMRO DPMNE.

VMRO- DPMNE njihet si parti nacionaliste maqedonase, me të cilën shqiptarët kanë hasur në shumë probleme sidomos në kohën kur ajo drejtohej nga Gruevski.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb