Kreu i BDI, Ali Ahmeti i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 se qëllimi i tij për të zgjedhur një kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut është një ide e arritshme.

Ai thotë se kjo mund të ndodhë nëse ulen pas zgjedhjeve, subjektet që kanë fituar, dhe negociojnë më pas për ndarjen e përgjegjësive, edhe për postin e kryeministrin. Sipas Ahmetit, ky qëllim nuk lindi këtë vit, por shumë vite më parë.

Ahmeti shton se priste që ky vendim i tij të përshëndetej nga aleatët apo kundërshtarët e tij, për shkak se tregon që shqiptarët marrin përgjegjësi, nuk janë për të ndarë Maqedoninë e Veriut, por angazhohen për shtetin.

Këtë vit Ali Ahmeti dhe BDI shkojnë në zgjedhjet e parakohshme të Maqedonisë së Veriut me sloganin ”Koha për kryeministër shqiptar”, dhe është Naser Ziberi, njeriu që do të tentojë që për herë të parë të bëhet kryeminstër shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

”PYETJA: Pse kryeministër shqiptar?

Është e drejtë legjitime. Ne jemi shtetas të këtij shteti. E drejta jonë e pamohueshme është që të jemi në garë për t’I prirë kreut , qeverisë së shtetit. Prisja që të përshëndetet nga kolegët e mirë maqedonas, si i LSDM, VMRO apo dhe qytetarët. Që ne shqiptarët marrim përgjegjësi. T’i heqim paragjykimet që ne shqiptarët për të ndarë. Ne angazhohemi se ky është shteti ynë. Gjysh pas gjyshi ne këtu i kemi. Dhe nuk ka nevojë për skepticizëm. Kjo nuk është vetëm një ide që është hedh dhe të mbetet në dallaksi, është ide e materializueshme. Kryeministri zgjidhjet me marrëveshje politike. Ulen subjektet që kanë fituar zgjedhjet, negociojnë për programet. Dhe bisedojnë për ndarjen e përgjegjësive. Unë në tavolinë kam kryeministrin, i shterrim, pse mos jetë kryeministri nga pala që propozoj unë. Por nëse partia që fiton ka hapësirë për koalicion me partitë e tjera le ta vijojë. Presidenti zgjidhet me votat e qytetarëve.”- tha Ahmeti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb