Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar marrëveshjen politike për qeverinë në Maqedoninë e Veriut që mundëson një kryeminisër shqiptar në 100 ditët e fundit të mandatit.

Rama thotë se kjo është ditë e shënuar për shqiptarët që marrin një peshë të re në jetën politike të Maqedonisë së Veriut.

Ai ka uruar veçanërisht Ali Ahmetin për të cilin thotë se me urtësi ka bërë kaq shumë ndër vite.

 

STATUSI NGA EDI RAMA

Ditë e shënuar për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut,që falë marrëveshjes me fituesin e zgjedhjeve,Zoran Zajev,marrin një peshë të re në jetën politike të vendit fqinj

Urime të gjithëve,veçanërisht Ali Ahmetit, që me urtësinë e lidershipit të tij në vite ka bërë kaq shumë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb